Bode: “Mbikëqyrje përmes 2-3 parametrave kryesorë ekonomikë”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Ministri i Financave, Ridvan Bode, theksoi se progresi i arritur gjatë zbatimit të marrëveshjes së fundit 3- vjeçare me FMN-në mundësoi kalimin në këtë nivel të ri më të lartë të marrëdhënieve me Fondin Monetar Ndërkombëtar. “Marrëveshja e fundit 3-vjeçare, përfundimi me sukses i objektivave të saj, rritja e nivelit të maturitetit e institucioneve të shtetit shqiptar, për të menaxhuar financat publike, zhvillimi i reformave ristrukturore në shkallë të gjerë, e bindën FMN-në për të graduar Shqipërinë, për të kaluar nga faza e mbikëqyrjes në kuadrin e programit për zbutjen e varfërisë dhe nxitjen ekonomike, në një program të ri”, - tha ministri. Bode renditi edhe sukseset e bashkëpunimit dhe marrëveshjes me FMN-në duke thënë se “Kjo është një ditë e veçantë për vendin, për Shqipërinë, sepse përfundimisht Shqipëria gradohet në kapacitetet e saj për të menaxhuar financat publike në një formë tjetër. Kjo është një ditë e lumtur besoj për të gjithë aktorët politikë, por edhe për të gjithë institucionet e shtetit shqiptar. Marrëveshja e fundit 3- vjeçare, përfundimi me sukses i objektivave të saj, rritja e nivelit të maturitetit që kanë institucionet e shtetit shqiptar për të menaxhuar financat publike, zhvillimi i reformave strukturore në shkallë të gjerë bindën FMN–në për të graduar Shqipërinë për të kaluar nga faza e mbikëqyrjes në kuadrin e programit për zbutjen e varfërisë dhe nxitjen ekonomike në një program të ri, i cili nënkupton Artikullin 4 të FMN–së. Shqipëria kalon nga mbikëqyrja e drejtpërdrejtë dhe e hapur në një mbikëqyrje përmes 2-3 parametrave kryesorë ekonomikë. Një stad i tillë i marrëdhënieve të Shqipërisë me FMN-në nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të FMN-së, pa angazhimin e tyre të drejtpërdrejtë në të gjitha proceset që kanë ndjekur zhvillimet e financave publike dhe sektorit monetar në Shqipëri.
Gjej rastin këtu për të falënderuar përfaqësuesit e FMN–së, drejtuesit e Fondit, Bordin e Drejtorëve për konsultimin dhe inkurajimin që i kanë dhënë qeverisë shqiptare gjatë gjithë kësaj periudhe. Por ky nivel i lartë i maturimit të menaxhimit të financave publike dhe të sektorit monetar në Shqipëri nuk do të ishte i mundur pa angazhimin, kontributin që kanë dhënë institucionet e shtetit shqiptar. Progresi i Shqipërisë i bërë nën marrëveshjen e fundit 3-vjeçare, pas një periudhe rreth 15-vjeçare të asistimit nga Fondi, ka qenë mbresëlënës siç thuhet në dokumentin e FMN-së. Por do të dëshiroja të ndalesha në disa momente lidhur me përfundimin me sukses të marrëveshjes së fundit 3- vjeçare me FMN–në. Gjatë kësaj marrëveshjeje ne mundësuam reformën më të thellë fiskale që ka njohur jo vetëm Shqipëria, por gjithë rajoni në vitet e tranzicionit.
• Ne mundësuam në tre vitet e kësaj marrëveshjeje të përgjysmojmë nivelin e taksave në tërësinë e tyre;
Përgjysmimi i nivelit të taksave sigurisht që u bë me mirëkuptim dhe me mbështetje nga FMN–ja, bazuar në performancën e vazhdueshme të administratës fiskale dhe rezultatet konkrete të arritura nga qeveria në realizimin e kësaj reforme kaq të thellë.
• Administrata publike mundësoi që krahas përgjysmimit të taksave të kemi rritjen më të madhe historike në të ardhurat e buxhetit të shtetit. Nga 24 % e PBB–së që ishin të ardhurat e buxhetit 3 vite më parë, sot janë 28 % e PBB–së, duke u rritur në 3 vite me 4 pikë përqindje të PBB–së, edhe pse ishin të përgjysmuara.
• Reforma të mëdha u zhvilluan edhe për sa u takon shpenzimeve publike. Ne mundësuam brenda këtij programi që të transformojmë natyrën e buxhetit të shtetit nga një buxhet mbijetese në një buxhet zhvillimi, duke mbështetur me prioritet, në radhë të pare, investimet publike dhe politikat për nxitjen e ekonomisë.
• Në 3 vite të bashkëpunimit me FMN–në ne mundësuam uljen e borxhit publik të vendit. Nga rreth 60 % që ishte 3 vjet më parë, ne kemi mundësuar të shkojmë në rreth 52 % të PBB–së të nivelit të borxhit publik të vendit.
Sigurisht që ka qenë e vështirë për ne për të bindur Fondin që në fillim për progresin e arritur dhe reformat e ndërmarra, por ne kemi gjetur një rrugë tepër komode të bashkëpunimit me FMN–në dhe ajo është krijimi i buxheteve shtesë. Asnjë nga reformat tona nuk ka njohur bllokim për shkak të këtij bashkëpunimi. Në tre vitet e bashkëpunimit me FMN–në janë ndërmarrë një sërë reformash të thella strukturore, të cilat kanë mundësuar të tjera hapësira dhe shanse për ekonominë shqiptare. Ne provuam në këto tri vite bashkëpunimi vështirësi të mëdha, tregu botëror u përfshi nga një presion hiperflacionist, rritje çmimesh, në një periudhë 2-vjeçare dhe, së fundi, ekonomia botërore ndodhet në një krizë financiare. Sigurisht që Shqipëria për shkak të masave të ndërmarra në bashkëpunim me Fondin, u prek më pak nga këto kriza, qoftë nga rritja e çmimeve, qoftë nga kriza e fundit financiare. Të gjitha këto janë rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm me FMN–në. Ne i japim fund kësaj mënyre bashkëpunimi për të gjetur forma të reja të bashkëpunimit me Fondin”,- përfundoi ministri i Financave.
Ky lajm është publikuar: 09/01/2009