Berisha: “Firmosëm fundin e tranzicionit ekonomik shqiptar”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Qeveria shqiptare dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar nënshkruan letrën e mirëkuptimit për miratimin e rishikimit të 6 dhe të fundit të marrëveshjes 3-vjeçare me FMN-në. Dokumenti u firmos nga kryeministri Sali Berisha, ministri i Financave, Ridvan Bode, dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në prezencën e përfaqësueses së Misionit të FMN-së në Shqipëri, Ann Margaret Uestin. Ky dokument do të miratohet nga bordi i FMN-së në Uashington në fund të janarit, kur përmbyllet programi 3-vjeçar i Shqipërisë me FMN-në. Pas nënshkrimit të dokumentit, kryeministri Berisha u shpreh se dita e sotme (e djeshme) shënon fundin e tranzicionit të ekonomisë shqiptare. “Kjo ditë shënon fundin e tranzicionit të ekonomisë shqiptare. Sot u firmos fundi i tranzicionit të një prej ekonomive më të centralizuara në Evropë dhe në botë dhe tani ajo ecën me institucionet e maturuara të saj. Për një vend demokratik nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa një ekonomi solide tregu, pa të cilën ajo nuk mund të ekzistojë”. Berisha e vlerësoi nënshkrimin e këtij dokumenti një moment të veçantë që mbyll me sukses një program për të nisur një bashkëpunim të ri me FMN-në. “Ky është një rast për t i shprehur falënderimet e mia më të sinqerta FMN-së, e cila nisi punën në Shqipëri në një periudhë kolapsi total ekonomik e financiar me një inflacion 3-shifror, një deficit buxhetor 49 për qind, me një rënie dramatike të ekonomisë shqiptare. Gjatë këtyre viteve, FMN-ja është provuar një partner i shkëlqyer që ka ndihmuar qeveritë shqiptare në hartimin e politikave fiskale e monetare që kanë garantuar stabilitetin makroekonomik dhe rritjen e shëndetshme ekonomike të vendit. Në këtë kontekst kjo është një mbyllje fatlume dhe krenare, sepse ky program mbyllet në një kohë kur Shqipëria ka një stabilitet të shkëlqyer makroekonomik, mbyll vitin me inflacion rreth 2.2 për qind, me një rritje ekonomike të pakrahasueshme në rajon dhe më të lartat në Evropë, me një ekonomi të gjallë e dinamike”, - u shpreh Kryeministri. Kreu i Ekzekutivit shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të punuar me të njëjtin seriozitet me FMN-në edhe në këtë stad të ri të bashkëpunimit. “Unë shoh me shumë kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit me FMN-në, duke e garantuar se në këtë stad të ri bashkëpunimi që hyn qeveria shqiptare, ne jemi të vendosur të ndjekim me seriozitetin më të madh projektimet e FMN-së. Dy ditë më parë ne miratuan buxhetin afatmesëm duke mishëruar aty të gjitha parimet e domosdoshme për garantimin e stabilitetit ekonomik, rritjes ekonomike, në një kohë kur vendet e tjera po rrisin deficitet buxhetore ne po i ngushtojmë dhe jemi të vendosur ta ngushtojmë”. Me këtë rast, Berisha shprehu falënderimet për ndihmën shumë të çmuar të FMN-së në konsolidimin e praktikave më të mira në institucionet, duke qenë dhe një promotor në inkurajimin e qeverisë shqiptare drejt privatizimeve të mëdha. “Dua të falënderoj zonjën Ann Margaret Uestin për përfundimin e shkëlqyer të programit, të falënderoj me shumë mirënjohje të gjithë ekipin. Kanë qenë tri vite realisht të suksesshme, tri vite debati intensiv, por edhe mirëkuptimi të madh”. Kryeministri Berisha iu përgjigj edhe interesimit të mediave për sa i përket debatit të ditëve të fundit për shifrën e saktë të rritjes ekonomike në 2008-ën, duke thënë se “Rritja ekonomike ka qenë një diskutim i vazhdueshëm midis Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe qeverisë shqiptare. Rritja ekonomike 6 për qind është një rritje e shkëlqyer, por shifra e vërtetë e rritjes ekonomike është shumë e rëndësishme për një qeveri, sepse mbi bazën e saj qeveria nxjerr disa tregues, mbi performancën e saj, në të cilën rritja është e rëndësishme për zgjedhjen e treguesve, por, se çfarë shifre shkon mbi 6 për qind, unë ju garantoj se për qeverinë, si program, nuk është parësore. Në këtë kontekst, praktikë universale botërore është përcaktimi i rritjes ekonomike në 3 muaj dhe më pas, rritja vjetore. Ka qenë bindja ime absolute se ka një nënvlerësim të rritjes ekonomike në Shqipëri. Unë kam shumë fakte për të numëruar për sa i përket këtij nënvlerësimi. Ndaj, duke mirëkuptuar plotësisht parashikimin, mendoj se është në detyrimin e të gjithë faktorëve kombëtarë e ndërkombëtarë, që këtë t ia atribuojmë Institutit Kombëtar të Statistikave. Kjo sepse është e vërtetë që ka një formalizim të ekonomisë, por është e vërtetë që ka një rritje të bizneseve të reja, me rreth 4 mijë biznese për vitin 2008. Është e vërtetë që ka një formalizim të ekonomisë, por ka rritje të ndjeshme të eksporteve. Është e vërtetë që viti 2008 ndryshon qartësisht nga viti 2007, por ka dy të vërteta të tjera: e para, unë nuk kam qenë dakord as për rritjen ekonomike të vitit 2007 dhe e dyta, viti 2008 ka qenë viti në të cilin nuk ka munguar energjia elektrike në ndërmarrjet shqiptare. Unë pres që Instituti i Statistikave të japë rritjen vjetore ekonomike. Natyrisht, parashikimet janë të pranueshme, sepse për të parashikuar vitin 2009, ose për të përcaktuar buxhetin dhe politikat e vitit të ardhshëm, duhet të bazohesh mbi parashikimin dhe jo të presësh rezultatin vjetor, i cili del nga muaji mars. Problemi juaj si media është ky: Në tërësi njohuritë tuaja për rritjen ekonomike janë zero, për të mos thënë minus, pasi nëse dikush ju jep stilolaps dhe letër dhe ju thotë që të shkruani treguesit se nga del llogaritja për rritjen ekonomike, ju nuk jeni në gjendje të shkruani as dy prej tyre. Por juve ju interesojnë kundërshtitë ose diversiteti, që është sigurisht një pjesë shumë normale e jetës”, - tha shefi i ekzekutivit për këtë çështje.
Ky lajm është publikuar: 09/01/2009