Ja procedurat për pajisjen me letërnjoftim
Autori i Lajmit: red.
Kartat e identitetit do të nisin të shpërndahen në fund të këtij muaji. Në 400 qendra të prodhimit të dokumenteve të identifikimit të sigurisë së lartë do të nisin aplikimet për pajisjen me letërnjoftim. Ndërkohë që për qytetarët që nuk do të aplikojnë për pajisjen me këtë dokument, Ministria e Brendshme paralajmëron se do të marrë masa. Procedurat e aplikimit dhe mënyrat e shpërndarjes së letërnjoftimit janë sqaruar dje nga zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinad Poni.
Letërnjoftimet
Kartat e identitetit do të nisen të shpërndahen në fund të muajit janar. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, duke iu përmbajtur një premtimi sa teknik po kaq edhe politik, thotë se muaji janar do të jetë edhe fillimi i procedurës së aplikimit dhe më pas shpërndarjes së kartave të identitetit.
Në qendrën e personalizimit ka nisur tashmë instalimi i aparaturave që të bëjnë dhe verifikimin dhe stampimin e këtij dokumenti. Por nisur nga fakti se zgjedhjet parlamentare priten të mbahen në një nga të dielat e 21 ose 28 qershorit, duket pothuajse e pamundur pajisja e të gjithë shtetasve me të drejtë votimi me këto karta. Zëvendësministri preferon të mos i përgjigjet kësaj pyetjeje, duke e anashkaluar atë.
Kodi i ri Zgjedhor duket se e ka marrë parasysh një gjë të tillë, pasi ka parashikuar që, përveç kartës së identitetit, në votime zgjedhësit të mund të paraqiten edhe me pasaporta ndërkombëtare, çka nuk e cenon procesin në rast të mospajisjes me karta. Skema e procesit parashikon 400 zyra që do t u atashohen qendrave të gjendjeve civile në të gjithë vendin, që po kështu do t u vijnë në ndihmë qytetarëve për të plotësuar formularët për pajisjen me dokumentet e identifikimit duke marrë për bazë të dhënat në regjistrin elektronik themeltar të shtetasve shqiptarë.
Zëvendësministri
Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinant Poni, tha se të hënën do të nisë aplikimi për pajisjen me dokumente dhe prodhimi i tyre do të jetë brenda një harku prej 15 ditësh. “Do të paraqesin aty mandatarkëtimin që kanë paguar detyrimin 12 mijë lekë të vjetra për letërnjoftimin dhe 6 mijë lekë për pasaportën, së bashku me TVSH, për të aplikuar për karta. Aplikimi është jashtëzakonisht i lehtë dhe jashtëzakonisht i qartë. Kur shkon për aplikim, identifikohet shtetasi, në kompjuterët e stacioneve të regjistrimit dalin të dhënat e regjistrit kombëtar të gjendjes civile. Të dhënat konfrontohen me shtetasin dhe, nëse janë në rregull, letra e tij printohet dhe firmoset nga ai vetë, pastaj dhe nga nëpunësi i gjendjes civile që e konfirmon dhe që është aty si dhe nga regjistruesi apo operatori i koncensionarit. Të dhënat më pas dërgohen në qendrën e personalizimit dhe njoftohet për të marrë letërnjoftimin ose pasaportën. Nëse kalojnë afatet e përcaktuara nga vendimi i qeverisë, qytetaret nuk i gëzojnë këto të drejta pa dorëzuar aplikimin për letërnjoftimin elektronik ose pa dhënë numrin e identitetit”, - tha Poni. Ai sqaroi se është parashikuar edhe pajisja e emigrantëve shqiptarë me kartën e identitetit, pasi në të kundërt ata nuk do të mund të largohen nga vendi. “Kur vijnë do të aplikojnë dhe në zyrat doganore apo në stacionet e policisë kur largohen do të tregojnë formularin e aplikimit”, - tha Poni.
Ky lajm është publikuar: 09/01/2009