Kapen 700 gramë kanabis në zonën e ish-bllokut
Autori i Lajmit: red.
Kapet shpërndarësi i kanabisit në zonën e ish-bllokut. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë të ditur dje se Brunis Shaqja është kapur me 658 gramë kanabis sativa. Sipas të njëjtave burime, në orët e vona të së mërkurës, specialistët e Seksionit kundër Drogës pranë strukturave të Hetimit të Krimit në Policinë e Tiranës, kryen arrestimin në flagrancë të 23-vjeçarit Brunis Shaqja, lindur e banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse në afërsi të rrugës “4 Dëshmorët” në Tiranë, pas një kontrolli të imtësishëm personal, iu gjet një qese farmaceutike me bimë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Falë grumbullimit të informacioneve të vlefshme mbi këtë person u arrit të dokumentohet se i sipërcituari merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike e llojit kanabis sativa pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Partizani” në kryeqytet. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën edhe 264 qese farmaceutike, me bimë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 658 gramë bimë narkotike e dyshuar kanabis sativa, e ndarë në 265 porcione dhe e ambalazhuar në qese farmaceutike. Policia tha se dosja me materialet në ngarkim të Brunis Shaqes u përpilua dhe i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, si i dyshuar për konsumim të veprës penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Ky lajm është publikuar: 09/01/2009