Gurvernatori i Bankës Shqiptare falënderon qeverinë për bashkëpunimin
Autori i Lajmit: red.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, theksoi se Shqipëria mbylli me sukses këtë marrëveshje, dhe kjo mbetet për t u vlerësuar, pasi jo shumë vende të tjera kanë qenë në gjendje të kenë një ecuri pozitive në programet me FMN-në. Ai vlerësoi si arritje të rëndësishme në këtë bashkëpunim të ngushtë me FMN-në në Shqipëri ndërtimin e strukturës dhe infrastrukturës së nevojshme për një shtet demokratik, duke veçuar krijimin e Bankës së Shqipërisë, të sistemit të kursit të këmbimit etj. “Përveç punës së madhe të bërë, bashkëpunimit të ngushtë, kemi qenë edhe me fat, por mbi të gjitha do të tregoj që Shqipëria ka qenë largpamëse, nuk është bindur qorrazi, për të nënshkuar marrëveshje dhe për t i zbatuar ato me FMN. Diskutime të gjata janë bërë në ditë të ftohta, pa drita, pa mjete komunikimi në zyrat e shtetit shqiptar, megjithatë vendime të rëndësishme janë marrë në kohë, për të ndërtuar strukturën dhe infrastrukturën e nevojshme të një shteti demokrat. Krijimi i Bankës Qendrore të Shqipërisë ka qenë një nga momentet kulmore të këtyre marrëveshjeve, krijimi i sistemit të kursit të këmbimit dhe dhënia e pavarësisë Bankës së Shqipërisë, si kurora kryesore në të gjitha themelet e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit, harmonizimi i politikës monetare me atë fiskale, kanë qenë shtylla të qëndrueshme, të cilat bënë të mundur që Shqipëria të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të arrijë sot të nënshkruajë përfundimin e marrëveshjes trevjeçare. Muaji janar 2009, përkon me rishikimin e radhës të marrëveshjes trevjeçare që kemi nënshrkuar me FMN, por njëkohësisht ajo përbën edhe etapën e fundit të saj. Në përfundim të kësaj marrëveshjeje, kam kënaqësinë të konstatoj se vendi ynë ka shënuar progres të admirueshëm makroekonomik dhe ndërmarrjen e një sërë reformash të rëndësishme strukturore”, - përfundoi Fullani.
Ky lajm është publikuar: 09/01/2009