E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me karta identiteti në Maqedoni dhe Mal të Zi

Mali i Zi dhe Maqedonia kanë arritur një marrëveshje me Shqipërinë, e cila siguron lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet respektive, me anë të kartave të identitetit.

Kjo iniciativë  e cila lejon lëvizjen e lirë në Ballkan vetëm me anë të kartës së identitetit është promovuar në Tiranë, pas një eksperience mjaftë të mirë në Kosovë.

Zëvendës kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, nënshkroi me ministrin e Jashtëm maqedonas Nikola Poposki dhe të Malit të Zi Milan Rocen, marrëveshjen për lëvizjen mes dy vendeve, me karta identiteti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›