Anonymous, surprizë për Krishtlindje
New York - Stratfor Global Security është site i kundërspiunazhit hi-tech i cili ofron të rejat mbi sigurinë e web-it kundrejt një abonimi goxha të shtrenjtë. Site bashkëpunon me CIA dhe shërben si konsulent për kompanitë më të mëdha në botë.
Në prag të Krishtlindjes dhjetëra mijëra të abonuar të këtij site kanë gjetur mesazhin që kurrë s’do donin të lexonin; “Na vjen keq por jemi sulmuar”.
Anonymous nuk është mjaftuar vetëm me thyerjen e sigurisë së site-t të korporatës, e cila pretendonte se ishte më e sigurta në SHBA, por ka vjedhur shumë informacione të klientëve dhe të abonuarve të saj. Shumë nga këta klientë kanë parë se pa dashur janë bërë autorë të një dhurate për Kryqin e Kuq apo Save the Children.
Në faqen e Statfor Global Security grupi i piratëve të web-it kanë lënë të shkruar “Marry Lulzxmas! Jeni gati për një javë kaosi?”, referimi Lulz është një ndër siglat e universit të piratëve.
Ky është vetëm sulmi i fundit i një viti që ka parë Anonymous protagonistë të një sërë aksionesh, në shënjestrën e tyre kanë përfunduar kompanitë që i kanë penguar Wikileaks që të mbledhë fonde por jo vetëm, që nga Mastercard te Visa, Paypal, kisha e Scientology, narkotrafikantët Los Zetas.
Në Twitter hacker-at janë justifikuar për sulmin duke thënë se ata janë si Robin Hood, duan tu vjedhin të pasurve për ti dhënë të varfërve. Sulmi mbërrin menjëherë pas përfundimit të fazës së parë të procesit ndaj Bradley Manning, analisti teknologjik i ushtrisë amerikane i akuzuar se ka vjedhur kabllogramet e publikuara nga Wikileaks.
(ar.si/BalkanWeb)