E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria e Gaddafit, nxirret 20 ton ar nga shkretëtira

LIBI- Në shkretëtirën Zele, në jug të Libisë, janë nxjerrë 20 tonë ar, për të cilin besohet se ishte pronë e udhëheqësit tashmë të vrarë të Libisë, Muammar Gaddafit.

Janë gjetur edhe 80 milionë euro, që po ashtu ishin futur nën rërën e shkretëtirës bashkë me arin, shkruan gazeta lokale libiane Barnik.

Ari dhe paratë janë gjetur pas konflikteve të armatosura ndërmjet grupeve opozitare, në jug të Libisë.

Për vlerën e pasurisë së Gaddafit flitet me shifra të ndryshme. Disa mendojnë se bëhet fjalë për 85 miliardë euro, por zyrtarët libianë pohojnë se ajo pasuri është e vlefshme rreth 200 miliardë dollarë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›