Kontrollet, hije dopingu te peshëngritja shqiptare
TIRANE- Sërish hije dopingu mbi peshëngritjen shqiptare, ndonëse asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Në mjediset e sportit të shtangës është folur sot për një letër të ardhur nga Agjencia Botërore Anti-Doping, ku thuhet se shtangistja Shqiponja Brahja, 37-vjeçare, është gjetur pozitive me substancën testosteron epi-testosteron, në shkallën 65, pra afro 15 herë më lart se normalja. Një lajm i tillë ka qenë si një shock për peshëngritjen kuqezi, ndërkohë që si Federata, ashtu edhe drejtuesit e Agjencisë së re të Anti-Dopingut në Shqipëri, janë shprehur se nuk kanë dijeni.
“Nuk di gjë për këtë rast. Nuk kam marrë asnjë letër zyrtare apo edhe ndonjë sinjal”, tha sekretari i përgjithshëm i Federatës së Peshëngritjes Ilir Kraja për “GSH”. Sipas tij, “FSHP do të ishte njoftuar e para nëse do të ishte gjetur një rast i tillë”. Në fakt, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për kontrollet e ushtruara në Botërorin e Parisit apo për kontrollet në fillim të nëntorit në Tiranë. “Nuk e di si rast, por mund të them se në Botërorin e Parisit Shqiponja Brahja nuk u kontrollua”, tha trajneri i njohur i shtangës Zef Kovaçi. “Nuk e di nëse ka dalë pozitive, megjithatë Brahja nuk është pjesë e atyre që janë kualifikuar për në Olimpiadë, kështu që nuk e rrezikon delegacionin”, tha më tej ai.
Por, sportistët kanë thënë se edhe ajo iu nënshtrua kontrollit në Paris. Mjeku Mel Ostreni, i qendrës shqiptare të Anti-Dopingut, thotë se as ai nuk ka asgjë zyrtare për këtë rast. “Në fillim të nëntorit në Shqipëri janë kryer testet anti-doping te 4 femra dhe 2 meshkuj, nga një mjek boshnjak i WADA-s. Nuk e di se për çfarë bëhet fjalë në rastin konkret, por nëse dyshimet janë për këtë kontroll, ju them se ai është ende në proces. Unë i kam on-line rezultatet dhe ju siguroj që nuk ka asnjë lloj informacioni për të”, u shpreh Ostreni. Ndërkohë, Agjencia Botërore e Anti-Dopingut pritet t’i publikojë rezultatet e kontrolleve në fillim të janarit.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)