E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, Berlusconi: Nuk tërhiqem nga politika

ROMË- Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i cili dha dorëheqjen më 12 nëntor pasi humbi maxhorancën në Parlament, konfirmoi sot se do të vazhdojë të jetë në pistë duke siguruar gjithashtu se partia e tij Populli për Liri (PDL) ka fituar pikë në sondazhe.

"Unë jam gjithmonë në pistë dhe do të jem gjithashtu dhe në të ardhmen'', deklaroi Berlusconi, 75 vjeç, në një bisedë telefonike me Pierino Gelmini, themelues i komunitetit katolik.

Që prej 16 nëntorit, ish-kryeministri Berlusconi i la vendin ish-komisionerit evropian, Mario Monti, emëruar në krye të një qeverie teknokrate që miratoi para Krishtlindjeve një plan shtrëngues antikrizë, me votat kryesore të partive.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›