E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët skaner ekonomisë: 2011-ta vit i vështirë

TIRANË- Zgjedhjet vendore të 8 Majit dhe kriza në eurozonë kanë qënë dy faktorët me ndikimin më të madh në ekonominë shqiptare gjatë këtij viti. Ekspertët bëjnë skanerin e ekonomisë për 2011-ën duke e konsideruar atë një vit të vështirë.

2Në një krah ka manifestuar faktin që ishte ekonomi e një viti elektoral dhe nga ana tjetër një ekonomi e ballafaquar me problemet që ka nxjerrë kriza ekonomike-financiare, po them botërore për në mënyrë të vecantë, rajonale. Ekonomia jonë gjatë vitit që po lëmë pas ka manifestuar një rritje ekonomike jo aq sa pritej”, tha Sherif Bundo.

Ekonomia shqiptare nuk mund të rritet këtë vit më shumë se 1,5-2%. Ky frenim i rritjes ekonomike patjetër që ka cuar në një ngurtësim të zhvillimit ekonomik, ka cuar në uljen e kërkesës konsumatore në treg, ka thelluar tronditjen e financave publike”, tha Anastas Angjeli.

Sektori i ndërtimit ka vuajtur më shumë pasojat e ngadalësimit të ekonomisë, sipas ekspertëve.
“Vetëm në aksin Tiranë-Durrës janë gati 7-8 mijë apartamente të pashitura dhe në gjithë Shqipërinë llogariten 28 mijë apartamente që nuk gjejnë dot tregun e shitjes. Po të mendosh që me këtë industri lidhen rreth 160 lloje biznesesh, profesione dhe po të mendojmë që funksionimi i tij është i bazuar në klering, atëherë mund të kuptosh që zinxhiri i borxhit midis këtyre kompanive dhe risku që ato kanë që ky zinxhir të këputet dhe të falimentojnë, rritet vazhdimisht”, komentoi më tej Angjeli.

Ekspertët vlerësojnë gjendjen e sektorit bankar të stabilizuar dhe likuid, ndërsa rekomandojnë kujdes për kreditë me probleme.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ekspertët për ekonominë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›