E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti, Basha mbyll turin e konsultimeve me qytetarët

TIRANË- Kryebashkiaku Lulzim Basha, ka prezantuar para banorëve të Njësisë Bashkiake numër 3 projektet që mbështeten me fonde nga buxheti i vitit 2012, duke mbyllur kështu edhe turin e konsultimeve me qytetarët për projekt-buxhetin e vitit 2012-të.

“Për Njësinë Bashkiake nr 3, në projektin që do t’i paraqitet të mërkurën Këshillit Bashkiak, ne kemi parashikuar këto investime tre rikualifikime urbane, me një sipërfaqe prej afro 17 hektarësh, ndërtimin e kanalit nga rruga "Vali Popi" deri tek rruga "Marie Kraja", rikonstruksionin e rrugës "Bajram Çela", rikonstruksionin e një kopshti, rikonstruksionin e një çerdhe dhe rikonstruksionin e plotë të shkollës "Niket Dardani", tha Basha.

Në p/buxhetin e vitit 2012 është parashikuar edhe fondi i posaçëm për stimulimin e nxënesve me nota dhjeta.

Projektbuxheti i Bashkisë prej 70 milionë dollarësh është konsultuar në detaje me të gjithë banorët e Njësive Bashkiake të kryeqytetit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›