Anorthosis arrin të marrë një barazim historik me Interin
Famagusta (Start)- Kampionët e Qipros, Anorthosis, arrijnë të marin një barazim madhështor përballë pretendentëve të Interit për Ligën e Kampioneve.
Ndeshja është pritur me mjaft interes edhe nga sportdashësit shqiptar, pasi portën e ekipit qipriot e mbron portiere i përfaqësues shqiptare, Arjan Beqaj.
Zikaltërit kalojnë të parët në avantazh me Balotelin pas një topi të grushtuar nga Beqaj. Anorthosis do të barazojë me Bardonin në minutën e 31’, falë një topi të dhuruar nga Burdiso. Interistët kalojnë përsëri në avantazh përpara takimit, këtë radhë me Materaxin. Kur dukej se pjesa e parë po shkonte në avantazhin e italianëve, Panagi arrin të shënojë pasi topi përplaset në kokën e tij nga një gjuajtje e Kambiasos.
Në pjesën e dytë Famagusta arrin të kalojë në avantazh për herë të parë në këtë mbrëmje, me një gol të Frusos në të 50’. Interi gjendet në vështirësi, dhe për të arritur barazimin kalon i gjithi në gjysmëfushën e qipriotëve. Murinjo dukej i xhindosur në pankinën e Interit duke i kërkuar të tijve barazimin me çdo kusht. Goli vjen vetëm në minutën e 80’ me Kruzin, i cili shfrytëzon një dalje të pastudiuar të portierit Beqaj.
Me këtë pikë Anorthosis arrin të mbajë vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa Interi udhëheq me 8 pikë. Ndeshja tjetër midis Verder Bremenit dhe
Panathinaikosit, është mbyllur me fitoren e thellë të grekëve me rezultatin 3-0. Kështu Panathinaikosi arrin në kuotën e 4 pikëve në vendin e tretë, ndërsa gjermanët e Verderit mbajnë vendin e fundit me 3 pikë.