Elbasani me problem në prag të sfidës me Tiranën
Elbasan (Start)- Elbasnit i mungojnë shumë nga lojtarët titullarë në seancat e fundit stërvitore. Gjendja në kampin verdheblu mbetet e pashpjegueshme nga trajneri Josa, i cili nuk po e bën dot “zap” skuadrën e tij.
Në stërvitjen e djeshme kanë munguar disa lojtarë titullarë, si, Ahmataj, Bejzade, Stojku dhe Baliç. Mungesat e kapitenit Ahmataj dhe sulmuesit Bejzade, justifikohen nga drejtuesit me problemet e tyre shëndetësore.
Në pikëpyetje është gjendja për Stojkun, i cili ka dy javë që ka braktisur stërvitjet me ekipin në shenjë revolte për mosaktivizimin e tij kundër Lushnjes. Drejtuesit priten të mblidhen sot për të marrë masat e tyre për futbollistin Stojku.
Lojtari kosovar, Baliç, mësohet të ketë shkuar pranë familjes së tij në Kosovë, dhe kthimi i lojtarit nuk dihet ende.
Me këto mungesa gjendja e Elbasanit paraqitet mjaft pesimiste në prag të ndeshjes së kësaj jave me Tiranën kryesuese.