Riker: Nuk do të ndryshojnë politikat amerikane ndaj Maqedonisë
Shkup (Start)-Menjëherë pas shpalljes së fitores së Barak Obamës si president i SHBA-ve, ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker deklaroi se politikat amerikane ndaj Maqedonisë nuk do të pësojnë asnjë ndryshim. Gjatë një konference për shtyp, Riker ritheksoi edhe një herë ashtu siç kishte thënë më parë, se rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndikonte aspak marrëdhëniet Maqedoni-SHBA. “Besoj se do të ketë vazhdimësi në politikën e jashtme amerikane, në veçanti në kuptimin e raporteve tona me Maqedoninë. Ashtu siç kam thënë shumë herë deri më tani, ne kemi lidhje të forta dhe Maqedonia nuk ka mik më të mirë se SHBA-të dhe pres që kjo të vazhdojë edhe në javët, muajt dhe dekadat në vazhdim”, tha ambasadori Riker.
Ndërkohë, me vlerësime janë paraqitur edhe drejtuesit e institucioneve dhe të partive politike, të cilët deri në orët e para të mëngjesit kanë pritur rezultatet e zgjedhjeve në një aktivitet të organizuar nga Ambasada amerikane.