E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ansambli Durrësi i ftuar në Budva

Folklori shqiptar vazhdon të duartrokitet në skena të ndryshme botërore, duke u përfaqësuar denjësisht në evenimente kulturore. Kështu këto ditë Ansambli Popullor "Durrësi" është ftuar të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar Folklorik të Valleve, që po zhvillohet në Budva (Mali i Zi). Drejtuesit i ansamblit, Gjergj Kote shprehet se ansambli do të paraqitet në festival me valle nga krahina të ndryshme të vendit. "Ky është prezantimi i tretë radhazi në këtë veprimtari ballkanike, e cila ka arritur në edicionin e 6-të të saj", thekson Kote. Gjatë ditëve të festivalit, ansambli "Durrësi" do të japë disa shfaqje, kryesisht në pjesën mesjetare të qytetit turistik të Malit të Zi, tha Kote, sipas të cilit, pjesëmarrja në festival u mbështet nga fondacioni "Blue Epidamnus". Në Festivalin Folklorik të Valleve që po zhvillohet në Budva nga 2-4 korrik marrin pjesë edhe trupa amatore nga Serbia, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Ukraina dhe Mali i Zi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›