E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit" Një sezon artistik, me kryevepra shqiptare dhe botërore

Artistë të njohur shqiptarë dhe botërorë janë ngjitur në skenën operistike gjatë këtij sezoni
Një sezon artistik me kryevepra shqiptare dhe botërore, kjo ishte ajo që prezantoi Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit gjatë këtij sezoni. Për publikun u ngjitën në skenë artistë të njohur shqiptarë dhe botërorë, të cilët përcollën emocione tek publiku. Emra të kompozitorëve të njohur botërorë si Puçini,Verdi, Belini dhe mes tyre dhe emra të njohur kompozitorësh shqiptarë si Nikolla Zoraqi, erdhën me disa prej kryeveprave të tyre në skenën operistike. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit këtë vit ka një kalendar të pasur me aktivitete artistike, të cilat kanë nisur që në muajin janar dhe do të përfundojnë në dhjetor 09.Në ndryshim nga viti i shkuar, ku për pasojë të mosmarrëveshjeve, kalendari nuk u shpall asnjëherë zyrtarisht, 2009-a erdhi me një kalendar të detajuar. Në pjesët e përzgjedhura, të cilat një pjesë janë vënë në skenë dhe të tjerat do të ngjiten në pjesën e dytë të sezonit artistik, dallojnë disa premiera absolute, pjesë opere apo baleti. Të tilla janë: Falsafat, opera e Verdit, e cila erdhi si premierë më datën 24 maj, premiera absolute e operës Salome të Shtrausit,  e cila pritet më 15 nëntor etj. Po ashtu kalendari parashikon një sërë mbrëmjesh gala me artistë shqiptarë, por edhe të huaj të ftuar. E para ishte në datën 23 janar, Gala e artistëve premtues, kushtuar talenteve të reja, ndërsa më 25 shkurt u ngjit një balet gala i titulluar Dansi i puanteve. Ndërkohë që galaja operistike, e cila erdhi në bashkëpunim me CRR dhe Teatrin Muzikor të Vjenës nën titullin Bursistët Ndërkombëtarë të Vjenës, mbylli dhe këtë pjesë të parë të sezonit artistik. Gjatë këtij sezoni artistik u organizuan edhe disa mbrëmje përkujtimore apo akademike siç është Përvjetori historik me rastin e 1-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, baleti Gjenerali, në kuadrin e vitit muzikor Nikolla Zoraqi, po ashtu u shfaq dhe një orator i inskenuar në koreografi në kuadrin e vitit ndërkombëtar muzikor J. Haydn, 100-vjetori i Artistes së Popullit Jorgjie Truja, Përkujtimi. Po ashtu, mes shfaqjeve të operave dhe baletit janë disa bashkëproduksione me teatro të huaja. Ndërsa në këtë sezon artistik kemi dhe disa rikthime artistësh të njohur, të cilët rikthehen në skenën e operës. Italian Toni Kandeloro kthehet për të disatën herë me një produksion, Tedi Papavrami interpretoji sërish në skenën operistike, balerini i njohur shqiptar Ilir Kerni pas Copelia, baletit që mbylli stinën konceptore të vitit 2008, rikthehet me një premierë absolute, Arrëthyesi. Po me një balet Rajmonda dhe Spartakus erdhi dhe  koreografi shqiptar që jeton në Amerikë, Leonard Ajkun, i cili prezantoi dy suita baleti në bashkëpunim me kompaninë e tij. Si çdo vit, periudha korrik-shtator i takon aktiviteteve të verës, të zhvilluara edhe jashtë skenës së TKOB. Nga titujt e veprave në këtë kalendar, duket se gjatë këtij viti, publikut do ti dhurohen dhe në vijim një larmi gjinish artistike, që nga opera, baleti, mbrëmjet muzikore apo teatrot muzikorë.

 Norma, tragjedia lirike vlerësohet në skenën operistike
Opera "Norma" e Vincenzo Belinit u rikthye pas tetë vjetësh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në datat 7, 10 dhe 13 shkurt. Rivënia e tragjedisë lirike iu besua regjisorit italian Nicola Zorzi, i cili u rikthye brenda pak muajsh për tjetër bashkëpunim të dytë me operën, pasi më parë ai erdhi për premierën "Luçia di Lamermoor". Orkestra u dirigjua nga artisti italian Eddi de Nadai. Loja bukur e artistëve si dhe tingujt muzikorë të interpretuar nga instrumentistët e TKOB bënë që kjo vepër të shënonte suksesin e radhës për këtë vit në skenë e operës. E ngjitur para tetë vitesh në skenë edhe këtë vit ajo mori vlerësime të shumta nga publiku, por dhe nga kritika. Skenografia u realizua nga Genc Shkodranidhe kostumet nga Anila Zajmit. Në këtë vepër operistike interpretuan emra të njohur të skenës si: Eva Golemi (Norma), Shpresa Beka (Adalxhiza), Erlind Zeraliu (Flavio), Armando Likaj (Oroveso) etj. Opera me dy akte "Norma" me libret të Felice Romanit është luajtur për herë të parë në teatrin "La Scala", në Milano në vitin 1831. Norma është një opera në dy akte e kompozitorit Vincenzo Belini mbi libretin e Felice Romani. Kompozuar në më pak se tre muaj, kjo ishte e destinuar të shndërrohej në operën më popullore ndër 10 operat e krijuara prej tij.  

Falstaff, një ndër veprat më të vështira operistike
Opera Verdiano-Shekspiriane e cilësuar si një nga veprat më të vështira, por dhe të suksesshme në repertorin operistik botëror, erdhi në skenë për herë të parë në datat 24, 26, 28, 29 dhe 31 maj në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në këtë shfaqje interpretuan emra të tjerë të njohur të operës si Dorina Selimaj, Shpresa Beka, Eriona Gjyzeli, Armand Likaj, Sonila Oshafi, Klodiana Laze, Roel Llupo, Gilmond Myftari, Denis Skura. Gjithçka u shoqërua nga tingujt e Orkestrës Simfonike të TKOB, e cila u drejtua nga dirigjenti Alqi Lepuri Artist i Merituar dhe italiania Gianna Fratta, e cila vjen në këtë opera, si mjeshtre koncertuese. Ndërkohë që, kostumografia i ishte besuar Sartoria Arrigo dhe të ftuar ishin Cengiz Sayin, Dobromir Tzvetanov, Sahap Cuneyt Unsal, Deniz Denozhur dhe Ergys Mita. Regjisori i kësaj shfaqje, Nikolin Gurakuqi, duke e cilësuar këtë vepër si një margaritar, tha se premiera Verdiano-Shekspiriane mund të konsiderohet një ngjarje historike në jetën artistike", duke shtuar se: kam mbi 10 vjet që e njoh këtë vepër dhe prej kohësh e kam ëndërruar vënien e saj në skenë. Sipas regjisorit Gurakuqi Falstaff është një ndër veprat më të bukura që janë realizuar deri më sot. E cilësuar nga kritika botërore si vepra që çeli epokën e shekullit XX, Falstaff erdhi në skenën shqiptare në një skenografi të realizuar po nga Gurakuqi.

Baleti Gjenerali i ushtrisë së vdekur, në një version modern
Baleti Gjenerali i ushtrisë së vdekur bazuar mbi romanin e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare erdhi si premierë në skenën e operës. Vepra erdhi e realizuar nën një redaktim të ri nga prof. Zhani Ciko Drejtor i Përgjithshëm i TKOB. Baleti bashkëkohor mban firmat më të rëndësishme të artit shqiptar, si dhe me krijues francezë me libret të ndërtuar mbi romanin më të famshëm të literaturës shqiptare të njohur në botë. Premiera vjen në skenë me muzikë të njërit prej kompozitorëve shqiptarë më të rëndësishëm dhe më të ekzekutuar brenda dhe jashtë Nikolla Zoraqi (1929-1992), në 80-vjetorin e lindjes së tij, si dhe koreografi të mjeshtrit të koreografisë dhe baletit shqiptar Agron Aliaj. Kjo shfaqje baleti erdhi me një vizion të ri hapësinor dhe trajtim skenik nga skenografi Valerio Ferrari (Francë), ndërkohë kostumet ishin realizuar nga Anne Brault. Bashkëpunëtor dhe konsulente e koreografit ishte Laura Frigato. Gjenerali i ushtrisë së vdekur ishte nën interpretim nga solistët Enada Hoxha, Gert Vaso, Ledian Agalliaj, Diona Gjinika, Ezdalin Gorani, Manjola Hasani, trupa e baletit, Orkestra Simfonike e TKOB. Dirigjenti i shfaqjes ishte Bujar Llapaj. Veprat e Nikolla Zoraqit janë ndër më të ekzekutuarat në Shqipëri por edhe jashtë shtetit. Duhet theksuar se kjo premierë mori vlerësime të shumta nga artistë dhe kritikë arti, por ndërkohë që për publikun kjo ishte vepra e cila tronditi skenën e operës.

Rajmonda dhe Spartakus, katër net në skenën e operës
 Sezoni artistik i Teatrit Kombëtar Operës dhe Baletit sjell në skenë baletin Rajmonda dhe Spartakus, i cili erdhi nën koreografinë e Leonard Xhokaxhi(Ajkun), i cili ishte dhe njëri nga solistët e baletit. Në këtë shfaqje ishin të ftuar dhe artistë, të cilët vazhdojnë aktivitetin e tyre në kompaninë e Xhokaxhi në Amerikë. Në këtë balet morën pjesë trupa e baletit të TKOB, solistët më të mirë të teatrit. Baleti ishte katër net në skenën operistike në datat 16, 17,18 dhe 19 qershor. Solistet: Astrit Zejnati, Se Yong Kim, Erisa Gina, Alisa Gjoni, Elona Nallbani, Ledia Sula, Jonida Onuzi, Endri Shkoza, Ervis Nallbani, Fatjon Lito, Elton Merja u prezantuan përpara publikut. Dy suitat e baletit, Rajmonda d

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›