Çmimi i është dhënë shkrimtarit këto ditë në Gjilan
03/07/2009 Visar Zhiti nderohet me çmimin “Beqir Musliu”
Shkrimtari Visar Zhiti është nderuar me një çmim prestigjioz letrar dhe është pritur nga presidenti i Republikës së Kosovës. “Beqir Musliu” është çmimi që “Ars Club” i Kosovës, me seli në Gjilan, në nderim të figurës dhe veprës së shkrimtarit Musliu, i kanë dhënë këto ditë shkrimtarit shqiptar. Është hera e parë që ky çmim del jashtë kufijve të Republikës së Kosovës. Juria letrare, e përbërë nga Musa Ramadani (kryetar i jurisë), Prend Buzhala dhe Albina Idrizi, sipas propozimeve të “Ars Clubi”-t kishin nominuar për këtë çmim emra, si: Dritëro Agolli, Visar Zhiti, Fatos Arapi, Teki Dervishi, Ibrahim Kadriu, Elvira Dones, Brunilda Zllami etj. Çmimi letrar “Beqir Musliu”, u jepet shkrimtarëve që kanë shënuar arritje të mëdha në fushën e letërsisë në të tria gjinitë (poezi, prozë, dramë). Çmimi iu dha Zhitit me motivimin se ai është krijues letrar, poet, prozator, eseist, publicist dhe personalitet i shquar i letrave shqipe e i jetës publike shqiptare. “Ai është njëri ndër personalitet epiqendrore të letërsisë së sotme shqipe, i njohur, i përkthyer dhe i vlerësuar në Evropë e në Amerikë. I burgosur për shkak të poezisë, iu vunë prangat në moshë të re, kur po punonte si mësues në një fshat të Kukësit, duke punuar pastaj përdhunshëm në minierat e burgjeve. Pas rënies së komunizmit ai botoi krijimet letrare të shkruara fshehurazi nëpër burgje”, - thuhet për shkrimtarin. “Është e tmerrshme të dënosh të tjerët për poezitë e tyre. Kështu më shumë jemi të vetëdënuar. Kush jemi ne që kemi të drejtë të dënojmë. Unë, si jurist, e ul kokën tani dhe, po të kisha togën e gjykatësit këtu, do t’ia jepja Visar Zhitit”, - thotë kryetari i shoqatës evropiane të juristëve-shkrimtarë Gennaro Francione, i cili shton se poezia e Visar Zhitit doli fitimtare mbi diktaturën, sepse historia i dha të drejtë shkrimtarit, që nuk e kishte ndryshuar qëndrimin e tij. Vetë Zhiti tha: “Besoj te drejtësia e faljes. Po, unë kam shokë të pushkatuar dhe e drejta e faljes sublimisht është e tyrja. Poezia që ata lanë, është më e fortë se diktaturat.”
Veprat në poezi e në prozë: “Dyert e gjalla” (1995), “Këmba e Davidit” (1996), “Kujtesa e ajrit” (1993), “Valixhja e shqyer e përrallave” (1996), “Hedh një kafkë te këmbët tuaja” (1994), “Rrugët e ferrit” (2001), “Funerali i pafundmë” (2003), “Ferri i çarë” (2002), “Si shkohet në Kosovë” (2000), “The Condemned Apple” (Green Integer, May 23, 2005), “Perëndia mbrapsht dhe dashuria” (2004), “Thesaret e frikës” (2007), “Shekulli tjetër” (2008); janë mirëpritur nga lexuesit, nga botuesit dhe nga kritika letrare kudo në hapësirën shqiptare dhe kanë gjetur jehonën e tyre ndërkombëtare përmes përkthimesh të shumta në Evropë e në SHBA. Ai ka fituar një varg çmimesh letrare, kombëtare e ndërkombëtare, pikërisht për vlerat e tij letrare në poezi e në prozë. Madje, vitin që shkoi ai u shpall “Shkrimtar i vitit” në Shqipëri, fitoi çmimin e madh ndërkombëtar “Mario Luzi” në Itali, kurse këto ditë u shpall edhe “Qytetar Nderi” i një qyteti italian. Vepra e tij poetike ngërthen cilësi kuptimisht të pasura e vlera artistikisht të ngritura dhe përbën një kapitull të rëndësishëm në poezinë e sotme shqiptare. Ndërkaq proza e tij – romane, tregime e letërsi dokumentare – përbën një univers letrar kërkimesh tematike e stilistike moderne e postmoderne e që fokusohen në dy kohë: në atë të ferrit shqiptar të burgjeve të diktaturës dhe të ngërçeve të demokracisë. “Në letërsinë e tij spikaten ritmet e kumbimet e hermetizmit letrar, që e kemi hasur edhe te krijimtaria e të shkrimtarit të ndjerë Beqir Musliu. Prandaj ky çmim më së shumti i shkon për shtat krijimtarisë së këtij shkrimtari”, - vërejnë krijuesit e Kosovës.