Ansambli Popullor pushton skenën e Beogradit me folklorin shqiptar
Për herë të parë i ftuar në Beograd një ansambël shqiptar, i cili përcolli më të bukurën e folklorit shqiptar. Shfaqje të suksesshme të Ansamblit Popullor në Serbi, ku artistët shqiptarë me interpretimet e tyre kanë ndezur skenë e koncertit. Me 30 korrik në sallën e
Madhe Kolarçev të Beogradit u mbajt koncerti i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë. Kjo shfaqje që dha Ansambli i Popullor, si dhe me pas ajo në manifestimin Bojcinsko Kulturn Leto , prezantoi një program të pasur që zgjati dy orë, ku erdhën këngët dhe vallet më tradicionale të folklorit shqiptar. Shfaqjet u ndoqën nga një publik i gjerë, ku spikaste prezenca e specialistëve të njohur të folklorit, personaliteteve të kulturës dhe artit në Beograd. Gjatë interpretimit, i cili zgjati më shumë se dy orë, këngët dhe vallet më tradicionale të folklorit shqiptar u interpretuan me mjeshtëri nga artistët më të njohur të ansamblit si Rexhep Çeliku, Liljana Cingu, por nuk munguan dhe zërat e këngëtareve si Irini Qirjako etj.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"