E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfliktet biznes-tatime, qeveria ngre superstrukturë për mbrojtjen e tatimpaguesve

Krijohet këshilli tatimor me 18 anëtarë, 12 prej tyre janë përfaqësues të tatimpaguesve

Krijohet struktura e këshillit tatimor, e cila do të mbrojë interesat e biznesit. Këshilli Tatimor do të përbëhet nga 18 anëtarë, prej të cilëve 12 janë përfaqësues të tatimpaguesve dhe 6 janë përfaqësues të institucioneve publike, sipas rregullave të përcaktuara me

vendim qeverie. Përfaqësuesit e tatimpaguesve do vijnë nga përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe industrisë, të shoqatave të tjera të biznesit, të shoqatave profesionale të ekspertëve kontabël, të shoqatave të tjera të organizuara mbi bazë profesioni, të rregulluara me ligj të veçantë, si dhe të organizatave të tjera jofitimprurëse, që përfaqësojnë grupe të mëdha tatimpaguesish. Skema është miratuar dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku u përcaktua se përfaqësuesit e institucioneve publike përbëhen nga përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë e Përgjithshme të Tatimeve. Sipas vendimit mësohet se me propozimin e të paktën, dy prej anëtarëve të Këshillit Tatimor dhe me miratimin e bashkëkryetarëve, me shkrim dhe/ose përmes postës elektronike, Këshilli mund të krijojë grupe pune të përkohshme, për të shqyrtuar çështje që do të diskutohen në mbledhjet e tij dhe për të përgatitur materiale me shkrim për tu shqyrtuar në këto mbledhje.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›