E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ansi Agolli drejt Helsinki HJK në Finlandë

Albania-Sport (AS)- Ansi Agolli, kontingjent i Kombëtares shqiptare, është shumë pranë aventurës finlandeze. Lajmin për albania-sport.com e ka dhënë vetë futbollisti që edhe sot vazhdoi stërvitjen me ish-ekipin e tij, Tirana, përpara se ajo të niset në Kemer të Antalias në Turqi. "Ekipi me të cilën pres të nënshkruaj është Helsinki HJK që është dhe nënkampionia e këtij vendi, ndërkohë që si alternativë e dytë më është propozuar nga menaxheri zviceran, një tjetër ekip i elitës, por që për momentin nuk dëshroj të zbuloj emrin", pohoi Agolli.
Helsinki HJK u rendit në vendin e dytë me 45 pikë, 6 më pak se Tampere U, që grumbulloi në 24 takime 51 pike. Agolli gjatë luajti vitin e kaluar për ekipet zvicerane Xamax Neuschatel dhe Luzerne, me të cilin nuk ripërtëriti kontratën që i skadonte në fund të dhjetorit 2006.
Interesant është fakti se dhe Helsinki HJK luan me ngjyrat bardheblu si Tirana.
Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›