E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interviste/ Bogdani: “Shpresojmë të qendrojmë në A”

Erjon Bogdani, sulmuesi i ri i Kievos, ka dhënë një intervistë të gjatë për "Napoli Magazine".

-Cilat janë ambiciet e tua për këtë fazë finale me fanelën e re të Kievos?
- Nënshkrova një kontratë për tri vjet e gjysmë me Kievon dhe shpresojmë të rrijmë në Serinë A. Zgjodha Kievon pasi është një skuadër e serisë A. Më kërkuan tri vjet kontratë dhe më në fund pranova.
- Ke luajtur me Hellas Verona në të kaluarën. Influencoi ky precendent në zgjedhjen tënde?
- Në Verona jam gjendur shumë mirë. Tani kam kaluar nga ana tjetër e spondit. Qyteti më pëlqen dhe urojmë të qendrojmë në kategori.
- Në pankinën e Kievos ëshët rikthyer edhe Del Neri. Realisht ku mund të arrijë kjo skuadër?
- Ka perspektiva të mira, por duhet të jemi dhe realistë dhe të shikojmë klasifikimin. Kemi 14 pikë dhe duhet të mendojmë shpejt për të shpëtuar. Vitin e ardhshëm pastaj do të shohim. Tani mendojmë vetëm për shpëtimin.
- Është e drejtë që të shmangim bisedimet për zonë UEFA ose Chammpions për këtë sezon?
- Absolutisht po. Është shumë e vështirë te mendosh për këtë objektiva, nën dritën e klasifikimit tonë aktual. Në këto momente duhet të jemi të gjithë të përqendruar për të dalë jashtë nga zona e nxehtë e klasifikimit.
- Keni zgjedhur numrin 81 të fanelës suaj. Si është e mundur ky vendim?
- Numrin 81 e kam mbajtur për dy sezone e gjysmë. Është një numër që më ka sjellë fat, pasi kam shënuar 81 gola pa gjuajtur asnjë penallti: 17 në B dhe 13 në A. Vendosa të zgjidhja edhe njëherë numrin 81 pasi besoj se mund të më sjellë akoma fat.
- Ke ndonjë keqardhje për mënyrën se si e mbylle eksperiencën te Siena, apo më mirë të shohësh përpara?
- Është më mirë të shohim përpara. Me Sienën u ndava mirë. Ata më shitën, morrën paratë e tyre dhe unë jam i kënaqur të vij te Kievo Verona.
- Ishte folur edhe për një interesim të Napolit në lidhje me ju. Mund të na zbuloni disa detaje?
- Verën e kaluar Napoli donte të më angazhonte, edhe pse Xhenoa më kërkonte prej kohësh. Por në moshën 29 vjec, preferova të qendroja në Serinë A dhe shpresoj se do të kem momebte te tjera kënaqësie. Napoli e Xhenoa janë dy piaca shumë të rendësishme; uroj që të rikthehen në Serinë A, kështu kampionati maksimal do të numëronte edhe dy skuadra të forta dhe me shumë tifozë për të ndjekur.
- Atëherë Napoli ju kërkoi vetëm verën e kaluar...
- Mundësia për të veshur bluzën e kaltër ishte vetëm verën e kaluar. Në janar nuk patëm më kontakteë, edhe për faktin se Napoli në sulm është shumë i mbuluar. I dhanë kohë Bukit dhe Kalaio dhe morrën sigurisht kontributin e tyre.
- Njihni tashmë ndonjë lojtar të Kievos?
- Njoh Italiano, ka luajtur më parë të Hellas (Verona). Njoh edhe Lana e Zanketën, por nuk mendoj që do të ketë probleme ambientimi, pasi dhe me lojtarët e tjerë jam ballafuar si kundërshtar.
- Jeni gati të zbrisni në fushë nga minuta e par kundër Katanias, nëse ju lejon misteri?
- Jam gati të zbres në fushë. Jam mirë fizikisht dhe, nëse Del Neri dëshiron, mund të luaj kundër Katanias. Do të bëjmë c'është e mundur për të fituar. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, pasi Katania është një skuadër e mirë, por dhe ne kemi nevojë të bëjmë pikë.
- Përshendetja e Bogdanit...
- I përshëndes të gjithë me simpati...
Burimi: goal.it

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›