100 tifozë sllovenë në Shqipëri

100 tifozë sllovenë do të vijnë në Shqipëri për të ndjekur kombëtaren e tyre në ndeshjen kundër kuqezinjve që do të luhet në 24 mars, takim i vlefshmëm për eliminatoret e Kampionatit Europian 2004. Një fakt të tillë e konfirmoi shefi i Ekipeve Kombëtare në Federatën Shqiptare të Futbollit, Besnik Cela, i cili i referohet deklaratës që i ka thënë homolugu i tij slloven që vizitoi vendin tonë përpara dy ditësh. "100 tifozë nga Sllovenia do të vijnë në Shqipëri për të ndjekur kombëtaren e tyre kundër përfaqësueses tonë, takim që do të luhet më 24 mars. Homologu tim slloven ma tha një gjë të tillë gjatë inspektimit që ai bërë në dy stadiumet tona përpara dy ditësh. Gjithashtu mund të them se do të vijnë edhe 20 gazetarë që do të ndjekin këtë takim eliminator" deklaroi Cela.
Besar Bozgo