E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grekët, urgjent pasaportë për familjen Nini

Nga Greqia, Arlind Ciri
Sotir Nini edhe pse mund të dëshirojë i ka të pakta shanset për të veshur ndonjëherë bluzën e përfaqësueses shqiptare. Kolegu ynë nga Greqia, gazetari i njohur sportiv Arlind Ciri, që është marrë për gati një vit e gjysmë më zbulimin e talenteve shqiptare në Greqi, pohoi për Albania-sport, se Ninit dhe familjes së tij i janë hedhur të gjithë drejtuesit e futbollit grek dhe shumë të tjerë që nxjerrin fitime nga futbolli. I rritur në një familje të konsideruar vorioepiriote ai (Nini), shkruan Ciri, - ndoshta s'ka degjuar kurre per atdheun e tij dhe nuk është edukuar me dashuri për të. Është një rast i përafert me atë të Panajot Kones së AEK-ut. Tashmë ky lojtar shqiptar luan për Shpresat e Greqisë edhe pse është nga Tirana . Pra mundesite jane te pakta. Ciri ka mësuar nga burime të besueshme greke se po behët c'është e mundur që të marrë pasaporte greke ai dhe familja e tij. Dhe kjo thotë shumë për ata, kur kanë qenë të braktisur nga mbrojtja e shtetit shqiptar ashtu sic kanë qenë rreth 800 mijë shqiptarë. Vetëm ndonjë mrekulli i kthen mendjen Ninit të refuzoje vendin në Kombetaren greke, sepse ky refuzim do të thoshte dhe saksione kundër tij si mosaktivizim në futboll dhe në shumë gjëra të tjera të panumërta. Ai do të kishte nevojë për krahë të ngrohta nga federata shqiptare e cila ngelet indiferente dhe ka humbur të gjitha luftrat me federatat e tjera të huaja në raste të njëjta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›