Boks/ Kombëtarja e kadeteve, ne Botërorin e kadeteve në Stamboll
Përfaqësuesja shqiptare e kadeteve është nisur në drejtim të Stambollit. Kjo Kombetare, e cila përbëhet nga katër boksierë, do të marrë pjesë në Botërorin e kadeteve, që zhvillohet 4-13 gusht në Turqi. Në këtë Kombëtare marrin pjesë Albi Sorra, Enea Kovaci, Marvin Koci dhe Nenderland Bardeli, të cilët, në këtë Botëror të kadeteve, do te drejtohen nga kryetrajneri i Tiranes, Skender Kurti. Nga Federata Shqiptare e Boksit pretendohet në një pjesëmarrje dinjitoze, madje ashtu sic ishte në Europianin e kadeteve, që u zhvillua në vendin tonë nga 11-18 qershor. Gj.Vyshka