E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antarët PDK-së heqin dorë nga postet e dyfishta

PRISHTINë- Zyrtarë të lartë të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës kanë kërkuar nga kryeministri Hashim Thaçi që të lirohen nga njëra prej përgjegjësive që bartin, në qeveri ose në parlament.

Këtë kërkesë e kanë shtruar Hajredin Kuçi, Arsim Bajrami, Fehmi Mujota, Memli Krasniqi dhe Adem Grabovci.

Një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit njofton se Thaçi e ka mirëpritur këtë gatishmëri të zyrtarëve të lartë të PDK-së dhe njëkohësisht i ka inkurajuar ata për vazhdim të punës aktive në realizimin e reformave demokratike qeverisëse, ekzekutive dhe legjislative.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›