E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirditë, autostrada pa nënkalim, nga neglizhenca e shtetit

MIRDITë- Neglizhenca shtetërore për të qënë korrekt me qytetarët dhe kapricoja e një banori po bëhen shkak për një rrezikshmëri të lartë, ku fëmijët e vegjël, nxënësit më të rritur apo edhe banorë të shumtë janë të detyruar të kalojnë përmes autostradës, të kapërxejnë bordurat e saj, ku rrezikohen nga makinat për të kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërsa mbikalimi mbetet i pashfrytëzuar, vetëm pak metra më tutje.

Ndërsa vetë personi që ka bllokuar nënkalimin rrëfen jashtë kameras se pavarësisht keqardhjes për fqinjët e tij lekët e tokës së zënë janë një cështje më me rëndësi për tu zgjidhur.

Kështu vetëm për 200 mijë lekë të reja, që kushton kompensimi i tokës, ku është vendosur mbikalimi merr dhjetra jetë njerëzish, kryesisht fëmijë që janë të detyruar të kalojnë autostradën, gjenden në rrezik të përditshëm me pasoja alarmante.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›