E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Otrantos, protestë përpara ambasadës Italiane

TIRANë- Në 13 vjetorin e tragjedisë së Otrantos shoqata e emigrantëve “Iliria” me qendër në Romë ka zhvilluar një manifestim përpara ambasadës italiane në kryeqytet, duke kërkuar drejtësi për të gjithë viktimat që humbën jetën.

Protestuesit akuzuar klasën politike si përgjegjësit e të gjitha tragjedive të shkaktuara nga keqeverisja, pasoja këto që idetyruan shqiptarët të marrin rrugën e emigrimit, ndërsa familjarët e të mbyturve, jo vetëm të tragjedisë së Otrantos, por edhe të 9 Janarit, vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

28 Marsi i vitit 1997, shënoi një nga tragjeditë më të mëdha shqiptare, ku humbën jetën rreth 80 persona, shumë prej tyre gra e fëmijë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›