Antari i ri KLD, votë pro Çefës apo Vishës? LSI në dilemë
TIRANË- Grupi parlamentar i LSI-së, ende nuk ka marrë një vendim për votimin e ditës së enjte, në seancë parlamentare, për anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili do të zgjidhet mes Elvis Çefës dhe Ardian Vishës. Nënkryetari i Kuvendit, që i përket LSI-së, Vangjel Tavo është shprehur dje, për median se ende nuk është vendosur se si do të jetë vota e deputetëve të LSI-së.
Deputeti Vangjel Tavo tha se grupi parlamentar i LSI-së do të vendosë në një mbledhje të veçantë për të zgjedhur mes Çefës dhe Vishës. “Ne deri në momentin që po flasim, nuk kemi bërë një mbledhje të grupit për të vendosur në lidhje me votimin. I rëndësishëm është fakti që të respektohet pavarësia e sistemit gjyqësor, të mos e politizojmë këtë proces”,- deklaroi dje, Tavo. Votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se do të jenë vendimtare për zgjedhjen e anëtarit të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili do të zgjidhet këtë të enjte me votim të fshehtë në Parlament. Llogaritë tashmë bëhen me votën pro të LSI-së për Ardian Vishën, megjithatë, kjo do të vendoset para seancës së të enjtes.
Nuk dihet nëse këtë herë votat e PSsë dhe të LSI-së do të bashkohen për të votuar për anëtarin e ri të KLD-së. Pas largimit të Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD-së, grupi parlamentar i Partisë Demokratike propozoi Elvis Cefën për anëtarin e ri në këtë institucion. Por, i menjëhershëm ishte reagimi i opozitës, e cila propozoi një kandidaturë të sajën, duke përfshirë në garë emrin e Ardian Vishës, dikur prokuror dhe që prej disa vitesh ushtron profesionin e avokatit.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)