Antena Nord fiton 4-3 Scandals Futsal

Antena Nord fitoi 4-3 ndeshjen e dyte miqësore në turneun maltez, kësaj radhe kundër kampionit të Maltës, Scandals Futsal. Ndeshja u zhvillua martën ne ora 20.00 ne Pallatin e Sportit Corradino, aty ku 3 muaj me pare Kombetarja jone zhvilloi ndeshjet kualifikuese per Boterorin e Futsal duke mundur Malten dhe Greqine ne nje ndeshje te paharrueshme per te gjithe shqiptaret qe jetojne ne Malte dhe qe e ndoqen nga afer aktivitetin.
Antena Nord ne perballjen e saj te dyte ne Malte, kete rradhe ndaj Kampiones se Maltes Scandals Futsal, vinte me mungesa ne formacion dhe vetem me 6 lojtare ne dispozicion.
Skuadra malteze paraqiti skuadren me te mire, ne perberje te se ciles jane edhe tre lojtare serbe. Madje Predrag Babic te premten e kaluar u kurorezua si lojtari me i mire i vitit ne ndarjen e perviteshme te cmimeve qe u behet futbollisteve dhe skuadrave.
Nga menyra si u zhvillua loja, me shume rivalitet dhe e vleresuar
seriozisht nga te dyja skuadrat, nuk dukej se kishim te benim me nje takim miqesor. Megjithese te 2 ekipet luajten "fair play" dhe nuk pati asnje karton.
Ndeshja filloi e shpejte per shkodranet qe sulmuan prej fillimit, duke e vene ne veshtiresi skuadren malteze me presingun e zhvilluar ne te gjithe fushen. Ne minuten e 5 vjen goli I pare, shenuar nga Erjon Mandi, pasi me pare shkodranet kishin humbur 2 raste te pastra me Alban Volumin, ne njerin prej tyre u godit edhe shtylla.
Shkodranet e qarkullonin topin mjaft shpejt duke mos u dhene mindesi maltezeve te kishin pika referimi. Sulmet dhe gjuajtjet e shkodraneve ne drejtim te protes malteze ishin te shpeshta, por qofte per merite te portierit maltez, qofte per nxitim te shkodraneve goli do te vononte.
Ai erdhi vetem ne minuten e 15 me ane te Volumit, pas nje kombinimi model me Ardit Beharin. Edhe spektatoret qe kishin mbushur shkallet e duartrokiten aksionin e shkodraneve.
Skuadra malteze e bazoi lojen e saj ne pjesen e pare ne veprimet
individuale te Predrag Babic. Por mbulimi I rrepte qe I bene
shkodranet, nuk I lane asnje mundesi serbit te rrezikonte.
Pjesa e pare u mbyll 2-0 per Antena Nord.
Pjesa e dyte filloi po me shkodranet ne sulm. Ne harkun e 8 minutave u goditen 2 shtylla me ane te portierit Hektor Psatha (goditje e lire) dhe Erjon Mandi, dhe u shenuan 2 gola. Goli I trete u shenua nga Ardit Behari (min.24)me nje gjuajtje te rrepte ne hyrje te zones, ndersa goli katert u shenua nga Erjon Mandi (min.28), qe padyshim ishte lojtari me i mire ne fushe.
Pas shenimit te golit te katert, shkodranet filluan te leshojne terren. Skuadra malteze filloi te kete me shume besim e ben sulme te njepasnjeshme. Shkodranet fillojne bejne gabime dhe faulla. Maltezet shenojne golin e pare ne minuten e 32 me ane te serbit Jovica Milijic pas nje aksioni vetiak. Pas 1 minute eshte maltezi James Ciangura (qe dje kishte datelindjen) qe shenoi golin e dyte me nje gjuajtje diagonale qe s'I la asnje mundesi portierit shkodran Psatha.
Shkodranet perpiqen te reagojne por jane te c'orientuar e te lodhur. Ne minute e 39 vjen edhe goli I trete I Maltezeve me ane te Izraelitit Ran Shalom.
Shkodranet perpiqen te administrojne lojen ne minuten e fundit duke qarkulluar topin dhe madje rrezikojne me Erjon Mandin kur kane mbetur vetem 12 sekonda loje. Mandi rremben nje top ne mesfushe dhe drejtohet drejt portes megjithese ne pozicion pak te priret. Portieri maltez del nga porta dhe shkakton faull. Ishte faulli I gjashte dhe shkodranet kane te drejten e goditjes se lire pa mur mbrojtes. Erjon Mandi zgjedh te godase topin nga vendi ku u shkaktua faulli dhe jo nga pika e dyte e penalltise. Goditja ishte e zgjuar, parabel, por protieri maltez arrin
te preke topin qe mbetet ne zone, nderhyn Mandi serish dhe perseri shtylle.
Me kete episod mbyllet ndeshja e gjykuar nga Maltezi Stephen Mallia dhe shqiptari Gjergji Bitri. Gjyqtar I Trete dhe Kronometrist ishte Jonathan Bonello.