E Diel, 1 Nëntor 2026

Antena sekuestrohen 97 kg kanabis sativa

Policia e Vlorës ka mundur të sekuestroje rreth 97 kg kanabis sativa ndërsa vuri në pranga transportuesin e mallit.  Si rezultat i operacionit të koduar “ANTENA”  në vendin e qujatur “Maja e Sopotit”,  u zbuluan çantat e zeza me drogë si dhe një kal. Dy nga persona janë larguar menjëherë në drejtim të fshatit Lazarat duke mundur ti shpëtojnë ndjekjes së policisë për shkak të errësirës dhe terrenit të thyer. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 çanta të zeza brenda të cilave ndodheshin 82 paka me lëndë narkotike e ngjashme me atë të llojit “Cannabis sativa” të cilat ishin të ngarkuara mbi një kafshë . Dyshohet se lënda narkotike do të trafikohej për në shtetin Grek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›