Anti-Trusti i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë goditur fort drejtuesit e Trustit Pensional. Ata zunë në Raportin vjetor të vitit 2009 të këtij institucioni.
Për deputetët, ky raport ishte fyes për ta, qesharak dhe aspak profesional. Si të tillë, ata nuk e miratuan këtë raport. Bile e quajtën Anti-Trust.
Kërkuan që urgjentisht të ndryshohet edhe Ligji për Trustin.
Me gjithë mbështetjen që ka ardhur në emër të grupeve parlamentare më të mëdha në Kuvend, PDK dhe LDK, ligjvënësit kanë vendosur me 49 vota kundër, 15 për dhe 12 abstenime që ta kthejë prapa Raportin e Trustit.
Deputeti Riza Smaka, nga AKR-ja, tha se ky trust është antitrust, kur dihet se paratë e tij nuk dihen se ku janë. Ai po ashtu ka kërkuar që në mënyrë urgjente të modifikohet legjislacioni që rregullon punën e Trustit, ndërkaq ka vënë në pah edhe pagat e larta të drejtuesve të tij.
“Nuk mund të tolerohet që një udhëheqës i Trustit të marrë pagën 12 mijë euro, disa herë më ta lartë se presidenti apo kryeministri, e ndërkohë që protestohet për pagat e larta të tyre, e jo për udhëheqësin e TPK-së”, ka thënë ai.
Edhe deputeti i AAK-së, Haki Shatri, pohoi se ky raport nuk dihet nëse ka kaluar në procedurat e miratimit nga Bordi i TPK-së.
Naser Rugova, duke folur në emër të LDD-së, ka thënë se ky raport është teknik, i paplotësuar, josubstancial, konfuz dhe jotransparent.
“Bordi i këtij Trusti nuk ka kryetar, sepse kryetari i Bordit tani është ministër dhe këtu po shihet serioziteti i Qeverisë kur po del me propozime për anëtarë apo kryetarë bordesh. Dhe kjo është një vërejtje për koalicionin qeverisës”, ka thënë Rugova.
“Është çudi që ky raport është dhënë kështu, pra është nënçmim për Kuvendin të sillet si i tillë”, tha Kaqusha Jashari.
Ajo e quajti raport qesharak. “Ky s`është raport adekuat, me 2 apo 3 faqe, por është raport qesharak dhe fyes për ne”.
Ana tjetër e deputetëve të partive në pushtet mbrojtën Trustin dhe kërkuan që ta miratojnë raportin e tyre. Në emër të Komisionit për buxhet dhe financa, Safete Hadërxhonaj ka sugjeruar që të miratohet ky raport, me rekomandimet që ka dhënë Komisioni për obligimin e Trustit që në raportet e ardhshme të pasqyrojë pagat e anëtarëve të Bordit dhe që të shikohen eksperiencat e vendeve të tjera dhe në bazë të këtyre eksperiencave të bëjë krahasime dhe të dalë me propozime konkrete në Kuvend.
Edhe në emër të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Hadërxhonaj i ka dhënë mbështetje Raportit të TPK-së, duke vlerësuar se prej zgjedhjes së Bordit të ri është racionalizuar puna e Trustit.
“PDK-ja e ka shqyrtuar këtë raport dhe është i mendimit që ky raport më tepër është teknik, jo shumë i plotësuar. Mund të konstatohet se pas krizës financiare globale në 2009, kanë filluar kthimet e investimeve të Trustit. Këto kthime kanë rezultuar me 14.1 për qind”, ka thënë ajo, duke përkrahur edhe ndryshimin e Ligjit për Trustin.
Gjithashtu edhe Armend Zemaj, në emër të LDK-së i ka dhënë mbështetje këtij raporti.
Gjatë debateve të tyre, ligjvënësit kanë kërkuar një raport me të zgjeruar nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, duke thënë se deri tani do të duhej të ishte ky raport.
Ligjvënësit në mënyrë këmbëngulëse kanë kërkuar ndryshimin e Ligjit për Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, ndërkaq shumë edhe prej ligjvënësve nga koalicioni qeverisës nuk e kanë mbështetur raportin e Trustit, duke e cilësuar atë si raport qesharak.