Në Gllobar varrosen nëntë martirë
Për qytetarët e komunës së Drenasit, e marta ishte ditë zie, pasi në fshatin Gllobar të kësaj komune me mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit nëntë martirëve që ishin rrëmbyer dhe vrarë 11 vjet më parë nga forcat serbe.
Ramë, Rrahim, Besim, Islam, Elmi, Zenel, Naim, Hysni dhe Arben Elshani janë varrosur me nderime. Në ceremoni kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, përfaqësues e familjarë të dëshmorëve dhe mijëra qytetarë të tjerë.
"Është një ditë e rënd, një ditë pikëllimi dhe zie për komunën tonë, për qytetarët e Drenasit dhe për qytetarët e Kosovës në përgjithësi. Familja Elshani dhe familjet tjera janë shembulli më i madh i asaj se sa e vështirë ka qenë rruga e popullit tonë, sa sakrificë e madhe është bërë për të ardhur këtu ku jemi sot", ka thënë kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, në ceremoninë e varrimit.
Mësuesi i fshatit Gllobar, Hasan Elshani, ka thënë se 14 prilli i vitit 1999 ishte ditë e rëndë për dhjetë shtëpitë e familjes Elshani. “Dhjetë shtëpi mbetën pa kryefamiljarë. Fashistët dhe gjakatarët shki i arrestuan në shtëpitë e tyre dhe i lanë me zemër të thyer anëtaret e familjes", ka thënë Elshani, transmeton KosovaPress.