Ushtarët grekë dhurojnë gjak

Shefi i Zyrës së Greqisë në Kosovë, Dimitris Moschopoulos, së bashku me komandantin e forcave greke në kuadër të KFOR-it dhe 110 ushtarë të këtyre forcave, kanë dhuruar sot gjak në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë.
Komandanti i forcave greke në Kosovë, kolonel Haxhitheofanus Jeorjios, tha se ndihet i kënaqur që për herë të parë dhuroi gjak dhe e bëri këtë për popullin e Kosovës, i cili e ka pritur shumë mirë këta nëntë muaj sa ai ndodhet këtu.
Me këtë rast, ai përcolli një mesazh te të gjithë popujt e Ballkanit që të jetojnë në dashuri dhe qetësi.
Ymer Mekaj, shef i QKTK-së, ka thënë se shembullin e këtij kontingjenti duhet ta ndjekin edhe të tjerët, në mënyrë që të plotësohen deri diku rezervat e kësaj qendre me gjak.
Për t’i falënderuar ushtarët grekë ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, i cili tha se ky është vetëm një ndër aktet e shumta humane që kanë bërë dhe po bëjnë ushtarët grekë në Kosovë.