E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mjeket me falen nje jete te dyte”

Sonila Isaku
I mbuluar nga aparaturat, 52 vjecari, Agim Torra, qe i eshte nenshtruar i pari operacionit te kancerit te melcise ne QSUT, nuk mund ta fshehe dot gezimin e mposhtjes se semundjes. Prej dy muajsh dergjej ne shtrat pa e ditur se cila semundje e mundonte, megjithese edhe sot nuk e ka mesuar. Te afermit i kishin treguar se kishte nje semundje te veshtire, e cila shume rralle eshte trajtuar ne vendin tone. Nderkohe me besimin qe ka pasur te mjeket, ai ka pranuar qe t’i nenshtrohet ketij operacioni te veshtire. Mbi 5 ore i eshte dashur qe te qendroje ne sallen e operacionit, ku mjeket i kane larguar pjesen me te madhe te melcise, ndersa tani ndien vetem nje dhimbje te plages. “Sot nuk kam pasur asnje lloj problemi, pervecse dhimbjes se plages. Tani jam me mire nuk ndiej ato dhimbjet e forta qe kisha dite me pare. Dhe per kete dua te falenderoj te gjithe mjeket qe me falen kete jete te dyte”, u shpreh dje Agim Torra, nga Pogradeci. Nderkohe qe ndjek me kujdes te gjitha keshillat qe i japin mjeket dhe punonjesja sociale.
Ndonese e ka shume te veshtire te flase dhe te reagoje, tregohet shume i bindur dhe i kujdesshem si per mjekimin ashtu edhe per “vizitoret mjeke”, te cilet e shohin si arritjen e tyre. Te gjithe jane te interesuar per shendetin e tij. Dhoma 4, ne te cilen Agimi qendron i shtruar, ne cdo moment vizitohet nga personeli shendetesor, nderkohe qe familjaret e kane te pamundur te hyjne, ndonese 52-vjecari ka rreth 4 dite qe eshte operuar. “Mjeket dhe personeli me kane trajtuar sikur te isha nje femije i vogel dhe per kete do ua kem borxh gjithe jeten time”, vazhdon Agimi. Nderkohe qe shpreson se shume shpejt do te ngrihet ne kembe dhe do te vazhdoje nje jete normale ashtu si edhe me pare. Per Agimin, nuk kane qene zgjidhje operacionet jashte shtetit, ai ka pasur besimin me te plote te mjeket shqiptare dhe ka qene pacienti i pare, i cili i eshte nenshtruar ketij lloj operacioni.
Operacioni kryhet pas disa vitesh mungese
Operacioni per largimin e kancerit nga melcia, ne kete shekull eshte per here te pare ne vendin tone, por jo se nuk eshte aplikuar me pare. Sipas mjekeve specialiste te kirurgjise se reanimacionit, kjo lloj nderhyrje kirurgjikale eshte kryer edhe vite me pare, por u nderpre per pothuajse 25 vjet me radhe. Duket se shkaku i nderprerjes se saj ka qene se pacientet kane preferuar spitalet e huaja. Nderkohe qe te kryesh nje nderhyrje te tille duhet te jete semundja qe te te “lejoje”, pavaresisht deshires se mire te mjekut apo edhe te vete pacientit. Agim Torra, 52-vjecari nga Pogradeci, ka qene pacienti i pare pas gjithe kesaj kohe nderprerjeje qe ka kryer operacionin e heqjes se kancerit te melcise. Nderkohe rastet e tjera, sipas mjekeve, do te shihen ne varesi te semundjes, se sa mund te kryhet ky operacion. Nderkohe qe jane te tjera procedura dhe mjekime qe jane te detyrueshme te merren pas kryerjes se nderhyrjes kirurgjikale.
“Keto operacione jane ngritje e nivelit shendetesor”
Gezimi i mjekeve dhe specialisteve, te cilet kane kryer kete operacion lexohet ne syte e tyre. Ata e shohin kete si nje nga arritjet me te medha te shendetesise shqiptare. “Ne kemi diagnostikuar shume raste te tilla, dhe deri me tani kemi bere nje mjekim dhe nderhyrje kirurgjikale te pjesshme te pacientet. Kurse kjo eshte nje arritje e madhe dhe nje ngritje e madhe qe kane bere mjeket”, deklaroi dje, Jovan Basho shefi pavijonit te gastro-hepatologjise. Nderkohe qe nje ekip tjeter mjekesh, qe ka kryer kete operacion shpreh te tjera emocione per sa i perket rastit te 52-vjecarit nga Pogradeci. Ka qene mjeku Edmond Celiku, i pavijonit te kirurgjise se pergjithshme, qe ka kryer kete operacion te veshtire. Sipas mjekeve te ketij pavijoni, ne te ardhmen priten edhe nderhyrje te tilla kirurgjikale, po gjithcka do te varet nga ecuria e semundjes. “Ne rastin konkret, pacientit i eshte hequr pothuajse 50 per qind e melcise, por ajo qe na ben te jemi optimiste eshte sepse pacienti eshte duke reaguar shume mire”, pohojne mjeket. Nderkohe, per sa u perket rasteve te tjera do te jene mjeket pastro-hepatologe qe do t’i shqyrtojne dhe se bashku me ata kirurge do te vendosin per nderhyrje te tilla kirurgjikale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›