Gazi, gjoba 9 subjekteve qe vjedhin konsumatoret
Fillon aksioni per gjobitjen e subjekteve private qe mashtrojne qytetaret me peshen. Me ne fund, pas shume e shume ankesash nga ana e qytetareve, institucionet shteterore filluan te levizin duke marre dhe masat e para. Keshtu, dje Drejtoria e Metrologjise dhe Kalibrimit nisi aksionin per kontrollin e peshes se bombolave te gazit te lengshem dhe rezultatet kane qene ato qe jane perfolur nga vete qytetaret. Sipas ketij kontrolli, nga 10 subjekte te kontrolluara, ne 9 prej tyre jane konstatuar abuzime me peshen e deklaruar dhe peshen reale qe kishin keto bombola. Si pasoje, inspektoret e kesaj drejtorie kane vendosur gjoba qe variojne nga 100 deri ne 500 mije leke per cdo subjekt abuzues. Tashme pritet qe ky kontroll te vijoje edhe me gjobat ne pikat e karburantet, ku mesohet se edhe ne keto subjekte abuzimet e konstatuara jane te shumta. Rezulton se edhe ne keto pika tregtime pompat per mbushjen e depozitave te makinave jane te demtuara, duke mos dhene sasine e plote te karburantit te blere. Pra, konsumatoret shqiptare pervec se duhet te perballojne cmimet me te larta ne rajon, duhet te perballojne edhe abuzimet qe behen me ndergjegjen e plote te tregtareve. Megjithese aksioni tashme ka filluar, duket se eshte i pamjaftueshem per te kontrolluar dhe marre masat e nevojshme per abuzuesit. Kjo drejtori ka vetem 12 inspektore, te cilet duhet te kontrollojne te gjithe territorin e Republikes, por qe pas ankesave te shumta qe vijne nga konsumatoret jane me te vertete te pamjaftueshem. Ky kontroll do te vijoje edhe me tej, duke u perqendruar kryesisht te produktet e pa paketuara dhe me konkretisht te buka. Megjithese prodhuesit e ketij produkti kane rritur cmimin, ata vazhdojne duke abuzuar me peshen e bukes. Pothuajse asnje prej bukeve qe shiten sot nuk ka peshen 1 kilogram. Pikerisht per te shmangur keto abuzime, nuk do te ndeshkohet vetem prodhuesi i ketij produkti, por edhe tregtari i pakices.