E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anti-duhani, riaktivizim ne shtator

Brenda 15 diteshit te pare te muajit shtator, pritet te riaktivizohet ligji anti-duhan. Ky ligj, i cili vleresuar si i deshtuar pritet te pesoje nje sere ndryshimesh ne menyre qe te filloje zbatimi i tij ne praktike. Nje nder faktoret kryesore qe ka ndikuar ne deshtimin e ketij ligji eshte vleresuar edhe mungesa e bashkepunimit te Ministrise se Shendetesise me shoqerine civile. Por nje tjeter pike e forte qe solli kete deshtim ishte edhe mungesa e personelit te Inspektoratit Shteteror i cili nuk mund te kontrolloje njekohesisht ne te gjitha qytetet dhe baret. Persa u perket rekomandimeve nga shoqatat eshte kerkuar te merren masa edhe per heqjen e reklamave te cilat ndodhen kudo, si dhe te vendosen standardet per shenimet ne gjuhen shqipe per demet qe shkakton duhan pirja. Tashme, pritet te shihet se cilat do te jene keto ndryshime qe do t'i behen ligjit anti-duhan si dhe sa te efektshme do te jene ato, duke pasur parasysh deshtimin qe pesoi zbatimi i tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›