E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraina, Rusia dhe stabiliteti Evropian

Nga DAVID MILIBAND

Sekretari i Jashtem i Britanise se Madhe

Prej shembjes se Bashkimit Sovjetik, dukej se ishin vendosur rregulla te reja per sjelljen ne marredheniet nderkombetare ne Evropen qendrore dhe lindore si dhe ne Azine qendrore. Parullat ishin pavaresi dhe ndervaresi; sovranitet dhe pergjegjesi reciproke; bashkepunim dhe interesa te perbashketa. Keto jane fjale te mira te cilat kane nevoje per tu mbrojtur.

Kriza e Gjeorgjise ofroi nje zgjim te ashper. Pamjet e tankeve ruse ne nje vend fqinj ne pervjetorin e 40 te shtypjes se pranveres se Prages treguan se joshjet per politiken e forces mbeten. Plaget e vjetra dhe ndarjet u acaruan. Rusia mbetet e papajtueshme ndaj nje harte te re te Evropes.

Perpjekja e djeshme unilaterale per te rishikuar harte shenon jo vetem perfundimin e periudhes se pas-Luftes se Ftohte, por eshte edhe momenti kur vendet kerkohet qe te saktesojne se ku ndodhen ne ceshtje te rendesishme te ekzistences kombetare dhe se drejtes nderkombetare.

Presidenti rus tha se ai nuk ka frike per nje Lufte te re te Ftohte. Ne nuk deshirojme nje te tille. Ai ka nje pergjegjesi te madhe per te mos filluar nje te tille.

Ukraina eshte nje shembull kryesor i perfitimeve qe rrjedhin kur nje vend merr ne duart e veta fatin e tij, dhe kerkon aleanca me vende te tjera.

Zgjedhjet e saja nuk duhen pare si nje kercenim per Rusine ose nje akt armiqesor. Pavaresia e saj gjithashtu kerkon nje marredhenie te re me Rusine - nje partneritet te barabarteve, jo nje marredhenie midis pronarit dhe sherbetorit.

Rusia nuk duhet te mesoje mesimet e gabuara nga kriza e Gjeorgjise: nuk mund te shkelet mbi parimet themelore te integritetit territorial, qeverisjes demokratike dhe se drejtes nderkombetare. Ne dy javet e fundit ajo ka treguar ate qe mund te kishte parashikuar cilido: se ajo mund ta munde ushtrine e Gjeorgjise. Por sot Rusia eshte akoma me shume e izoluar, me pak e besueshme dhe me pak e respektuar sesa dy jave me pare. Ajo ka arritur fitore ushtarake ne planin afatshkurter. Por me kalimin e kohes do te ndjeje humbjet ekonomike dhe politike. Nese Rusia vertet deshiron respekt dhe influence, dhe perfitimet qe vijne prej tyre, Rusia duhet te ndryshoje drejtim.

Kryeministri Putin e ka pershkruar shembjen e Bashkimit Sovjetik si "katastrofen me te madhe gjeopolitike" te shekullit te XX. Une nuk e shikoj ne kete menyre. Pjesa me e madhe e njerezve te bllokut sovjetik ose Traktatit te Varshaves nuk e shikojne ne kete menyre. Do te ishte nje tragjedi per Rusine nese ajo shpenzon 20 vitet e ardhshme duke besuar se ceshtja ishte kjo.

Ne te vertete, prej 1991 nuk ka pasur "thike pas kraheve" per Rusine. Faktikisht, ne i kemi ofruar Rusise nje bashkepunim te zgjeruar me BE dhe NATO; anetaresimin ne Keshillin e Evropes dhe ne G-8. Samitet, mekanizmat dhe takimet jane realizuar nga BE dhe NATO jo per te poshteruar ose kercenuar Rusine, por per te punuar me te. BE-ja dhe SHBA ofruan mbeshtetje vendimtare per ekonomine ruse kur ishte e nevojshme, dhe kompanite perendimore kane investuar shuma kolosale. Edhe Rusia ka pasur perfitime substanciale nga riintegrimi i saj ne ekonomine globale.

Keto jane veprime qe kerkojne te promovojne prosperitet dhe respekt per Rusine. Por kohet e fundit ato kane qene trajtuar me perbuzje. Ne te vertete, faktet nga pezullimi i pjesemarrjes ruse ne traktatin e forcave te armatosura konvencionale tek shqetesimi ndaj biznesmeneve sulmeve informatike mbi fqinjet nuk jane nje gje e mire. Tani ne kemi Gjeorgjine.

Njerezit shpesh flasin dhe pyesin mbi unitetin ne Evrope. Veprimi rus ka prodhuar nje unitet ne Evrope. Unitet ne kerkimin e terheqjes se trupave ruse ne pozicionet e tyre te 7 Gushtit; unitet ne mospranimin e perdorimit te forces si baze per ndryshimin e hartes se Kaukazit; unitet ne mbeshtetjen e qeverise se zgjedhur demokratikisht te Gjeorgjise.

Sigurisht Rusia mund dhe duhet te kete interesa ne fqinjet e saj, por ashtu si cilido gjetke, ajo duhet ta fitoje kete influence. Ne te vertete, ato nuk perbejne "hapesiren post-sovjetike" se ciles i referohet shpesh kryeministri Putin. Shembja e Bashkimit Sovjetik krijoi nje realitet te ri - shtete sovrane dhe te pavarura me mendimet e tyre dhe te drejta per ti mbrojtur.

Rusia gjithashtu ka nevoje per te sqaruar qendrimin e saj per perdorimin e forces per te zgjidhur konfliktet. Disa argumentojne se Rusia nuk ka bere asgje qe nuk eshte bere me pare nga NATO ne Kosove, me 1999. Por ky krahasim nuk i reziston dot nje ekzaminimi serioz.

Le te lene ne nje ane qe Rusia shpenzoi shume kohe duke argumentuar ne OKB dhe gjetke kunder "nderhyrjes" ne ceshtjet e brendshme, qofte ne Zimbabve ose ne Burma. Veprimet e NATO-s ne Kosove pasuan shkeljet sistematike dhe dramatike te te drejtave te njeriut, duke kulmuar ne spastrimin etnik ne nje shkalle qe nuk ishte pare ne Evrope prej Luftes se Dyte Boterore. NATO veproi ne Kosove vetem pas negociatave intensive ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se dhe perpjekjeve te vendosura per bisedime paqeje. Te derguarit speciale ishin derguar per te paralajmeruar personalisht Milloshevicin per pasojat e veprimeve te tij. Asnje nga keto nuk mund te thuhet per perdorimin e forces nga Rusia ne Gjeorgji.

Vendimi per te njohur pavaresine e Kosoves erdhi vetem pasi Rusia e beri te qarte se do te vinte veton ndaj marreveshjes se propozuar prej te derguarit special te Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, ish-presidentit finlandez Ahtisaari. Edhe atehere ne rame dakord per kater muaj te tjere negociatash nga nje Troike BE-SHBA-Rusi me qellim qe te sigurohej se asnje gur nuk kishte mbetur pa u luajtur ne kerkim per nje kompromis te pranuar nga te dyja palet.

Mbi Gjeorgjine, Rusia levizi prej mbeshtetjes se integritetit territorial per te thyer vendin ne tre jave dhe u mbeshtet teresisht tek perdorimi i forces per ta bere kete. Rusia tani duhet te pyes veten mbi marredheniet midis fitoreve afatshkurtra ushtarake dhe prosperitetit afatgjate ekonomik. Ne kohen e pushtimit nga Bashkimit Sovjetik i Hungarise me 1956 ose Cekosllovakise ne 1968, askush nuk pyeti se cfare impakti do te kishin veprimet e saja mbi tregun financiar rus. Nuk kishte asnje treg financiar rus.

Tani, konflikti ne Gjeorgji eshte shoqeruar me nje renie te forte ne besimin e investitoreve. Rezervat e shkembimeve me jashte te Rusise per nje jave rane me 16 miliard USD. Ne nje dite vlera e Gazprom ra me te njejten nivel. Premiot per rrezikun ne Rusia jane duke kapur qiellin.

Izolimi i Rusise nuk eshte i realizueshem. Ai do te ishte kunder-produktiv sepse integrimi ekonomik i Rusise eshte disiplina me e mire ne politikat e saja. Kjo vetem do te forconte ndjenjen e viktimizimit e cila ushqen nacionalizmin intolerant. Dhe kjo do te kompromentonte interesat e botes ne perballimin e mosperhapjes se armeve berthamore, trajtimin e ndryshimeve klimaterike ose stabilizimin e Afganistanit.

Por komuniteti nderkombetar nuk eshte i pafuqishem. Evropianet kane nevoje per gazin rus, por Gazprom ka nevoje per konsumatoret dhe investimet evropiane. Realiteti i ndervaresise eshte se te dyja palet kane mjete presioni; te dyja palet mund te ndryshojne termat e tregtise.

Menyra jone duhet te jete nje angazhim pragmatist. Kjo do te thote mbeshtetje e aleateve, ribalancim te marredhenieve energjetike me Rusine, mbrojtje te rregullave te institucioneve nderkombetare, dhe perteritjen e perpjekjeve per tu perballur me "konfliktet e pazgjidhura".

Ketu kyci eshte Ukraina. Ajo ka lidhje te forta me Rusine dhe kjo padyshim eshte ne interesin e te dyja vendeve. Por Ukraina eshte gjithashtu nje vend evropian. Udheheqesit ukrainas kane folur per aspiratat e tyre qe ta shohin vendin e tyre si nje anetar te BE-se. Neni 49 i Traktatit te BE-se i jep te gjitha vendeve evropiane te drejten per te aplikuar. Perspektiva dhe realiteti i anetaresimit ne BE ka qene nje force per stabilitet, prosperitet dhe demokraci ne te gjithe Evropen lindore dhe ajo duhet te mbetet e tille edhe me tej. Menjehere aspo Ukraina te plotesoje kriteret e BE-se, ajo duhet te pranohet si nje vend me te drejta te plota.

Per sa i perket raportit te Ukraines me NATO-n ai nuk perben nje kercenim per Rusine. Ai ka te beje me forcimin e institucioneve demokratike te Ukraines dhe pavaresise se saj - gjera per te cilat Rusia do te perfitoje ne nje plan afatgjate.

Evropa gjithashtu duhet te ri-balancoje marredheniet energjetike me Rusine. Evropa duhet te investoje ne magazinimin e gazit me qellim qe te shmange nderprerjet. Me shume lidhje midis vendeve dhe funksionimi sic duhet i tregjeve te brendshme do te rrise elasticitetin. Ajo duhet te diversifikoje, siguroje dhe te jete me elastike per sa i perket furnizimeve me gaz.

Evropa duhet te veproje si nje e vetme kur negocion me pale te treta si Rusia. Dhe ne duhet te reduktojme teresisht vartesine tone nga gazi: duke rritur efikasitetin energjetik, duke investuar ne terheqjen e gazrave karbonik dhe teknologjine per akumulimin e qymyrit, ne energjite e rinovueshme dhe ne energjine atomike.

Ne te gjitha institucionet nderkombetare, ne do te na duhet te rishikojme marredheniet tona me Rusine. Une nuk do te shfajesohem per refuzimin e thirrjeve qe Rusia te perjashtohet prej G-8, ose per nderprerjen e marredhenieve BE-Rusi ose NATO-Rusi. Por ne duhet te shqyrtojme natyren, thellesine dhe gjeresine e marredhenieve me Rusine.

Ne NATO, ne duhet te mbetemi tek angazhimet tona ndaj vendeve anetare, dhe do te kete nje vendosmeri e riperterire se nuk do te kete asnje veto ruse mbi drejtimin e ardhshem te NATO-s.

Se katerti, konfliktet e pazgjidhura qe shenuan renien e perandorise nuk duhet te injorohen. Vemendja e botes aktualisht eshte ne Osetine e jugut dhe Abkhazi. Por konfliktet ne Transnistria dhe Nagorni-Karabah nuk duhet te lihen jashte vemendjes. Secili prej tyre i ka rrenjet te tensionet e hershme etnike, duke u acaruar edhe nga mungesa e zhvillimeve ekonomike dhe politike.

Zgjidhja e sotme eshte e qarte. Jo te sponsorizojme nje Lufte te re te Ftohte, por te jemi te qarte mbi themelet e nje paqeje te qendrueshme.

"The Guardian"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›