Anti-mafia konfiskohen 2.6 milion euro dy vellezerve te akuzuar per trafik
Gjykata e Krimeve te Renda me kerkese te prokurorise dhe ne zbatim te ligjit te ashtuquajtur Anti-mafia ka vendosur sekuestrimin e disa llogarive bankare te cilat ne total shenonin nje shume prej 2.5 milione euro. Behet fjale per llogarite bankare kryesisht ne emer te te akuzuarve Aleksander Shehu dhe Sokol Shehu te cilet hetohen ne Greqi per vepren penale te trafikimit te femrave me qellim prostitucioni. Ne baze te informacioneve te ardhura nga autoritete e drejtesise greke Prokuroria e Krimeve te Renda ne Tirane ka kryer verifikimet duke identifikuar llogarite bankare ne emer te dy te akzuarve si dhe ne emer te te afermve te tyre. Keshtu ne pese llogari bankare ne Tirane dhe ne qytetin e Fierit te akzuarve u jane konfiskuar nje shume prej 26 milione euro shume e cila dyshohet te jete perfituar ne saje te aktivitetit kriminal te te dy te akuzuarve me mbiemer Shehu. Per ekzekutimin e ketij vendimi gjykata ka ngarkuar Zyrat e Permbarimit Gjyqesor ne rrethet Tirane dhe Fier ndersa administrimi i tyre do te kryehet nga Agjensia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara prane Ministrise se Financave Tirane.
HETIMI
Shkaku qe vellezerve Shehu dhe miqve te tyre iu bllokua kjo pasuri eshte bere nje procedim penal i nisur nga autoritetet greke ne vitin 2006 ata akuzoheshin per krijimit te organizates kriminale trafikimit te qenieve njerezore me qellim ushtrimin e prostitucionit dhe pastrimit te parave te gjitha keto ne bashkepunim. Pas nisjes se hetimit nga pala greke keta te fundit i kerkuan autoriteteve shqiptare verifikimin e pasurise se tyre. Bazuar ne kete kerkese njesia Task-Forces e prokurorise se Tiranes nisi nje hetim per pastrim parash ndaj te dyshuarve Shehu dhe te afermve te tyre. Disa muaj pas hetimit Task-Forca identifikoi dhe bllokoi disa llogari bankare te vellezerve Shehu dhe te afermve te tyre ne Shqiperi. Pas bllokimit dosja i kaloi Prokurorise per Krime te Renda e cila ne baze te ligjit Antimafia vendosi sekuestrimin e tyre duke iu nenshtruar nje procesi gjyqesor. Gjate ketij procesi familjaret e vellezerve Shehu nuk arriten te bindin Gjykaten qe parat qe ndodheshin ne llogarit e tyre bankare jane te ardhura te siguruara ne rruge legale.
TEuml KONFISKOHEN
Llogari bankare ne leke ne emer te Aleksander Shehut e verifikuar me 21 maj 2009 me 2.900 leke
Llogari bankare ne leke ne emer te Aleksander Shehut e verifikuar me 21 maj 2009 me 967 leke
Llogari bankare ne euro ne emer te Aleksander Shehut e verifikuar me 21 maj 2009 me 507 mije euro
Llogaria bankare ne euro ne emer te Aleksander Shehut e verifikuar me 21 maj 2009 me 519 mije euro
Llogari bankare ne euro ne emer te Aleksander Shehut e verifikuar me 21 maj 2009 me 550 mije euro
Llogari ne euro ne emer te Sokol Shehut dhe Fatos Zekes verifikuar me 21 maj 2009 me 522 mije euro
Llogari bankare ne euro ne emer te Can Muratajt e verifikuar me 21 maj 2009 me 500 mije euro.