Arrestohet i semuri mendor qe kercenoi prokuroret
Policia arrestoi dje 72-vjecarin Rahmi Karasani i cili eshte autori i letres kercenuese te hedhur ne oborrin e prokurorise
Zbardhet ngjarja qe alarmoi dy dite me pare Prokurorine e Pergjithshme dhe policine e Tiranes. Burime nga organi i akuzes kane bere te ditur se personi i cili ka shkruar letren kercenuese dhe me pas e ka hedhur ne oborrin e Prokurorise se Pergjithshme eshte nje i semure mendor. Me urdher te Prokurorise se Tiranes policia ndaloi paraditen e djeshme 72-vjecarin Rahmi Karasani i cili tashme akuzohet si autor i kercenimit ndaj dy prej zyrtareve te hetimit ne Prokurorine e Pergjithshme. Per disa ore 72-vjecari eshte marre ne pyetje ne komisariatin 1 te policise se kryeqytetit ku ka pranuar se eshte ai autori i letres te cilen me pas e ka vendosur ne shishe dhe e ka hedhur ne oborrin e prokurorise. Sipas burimeve nga grupi hetimor 72-vjecari vazhdon te fajesoje organin e akuzes per nje konflikt civil te cilin e ka humbur disa vite me pare ne Gjykaten e Tiranes.
Ngjarja e cila u konsiderua e rende ka ndodhur mbremjen e se henes ne oborrin e Prokurorise se Pergjithshme. Sipas policise rojet e ketij institucioni gjeten nje shishe nje cakmak dhe nje leter kercenuese per disa prokurore. Menjehere jane vene ne levizje strukturat e policise se Tiranes dhe kane zbuluar se autori i ketij kercenimi ishte 72-vjecari Rami Karasani. Sipas policise nuk behet fjale per ndonje kanosje konkrete per llogari te hetimeve pasi Karasani konsiderohet si njeri me te meta mendore. Po sipas policise ai e kishte bere edhe para nje viti te njejtin veprim ku kishte hedhur nje shishe me benzine ne adrese te nje tjeter prokurori. Megjithese eshte konsideruar si person me probleme mendore 72-vjecari do te dale para gjykates per tu vleresuar me mase sigurie. Burime nga prokuroria kane bere te ditur se do te kerkojne gjykates si mase shtrim i detyrueshem ne spitalin psikiatrik
Letra
Ne letren e bardhe qe ambalazhonte shishen bosh ekspertet kane lexuar mbiemrat e disa prokuroreve. Pas listes se gjate te emrave te prokuroreve vinte edhe mesazhi i kercenuesit Hapni tabulatet Oficeret e Policise Gjyqesore kane nisur menjehere hetimet per kete ceshtje duke e klasifikuar ngjarjen si kercenim per shkak te detyres ndersa akti kercenues ngjason me nje episod te ndodhur ne vitin 2009 ne te njejtin institucion. Per kete arsye policia ka klasifikuar si te dyshuarin e pare te njejtin person qe rezultoi fajtor ne vitin 2009 ndersa jane dhene menjehere udhezimet per shoqerimin dhe marrjen ne pyetje te tij. Per te gjetur gjurme te autorit te ketij akti hetuesit kane administruar dhe sistemin e survejimit me kamera te Prokurorise se Pergjithshme per te pare nese personi qe ka futur shishen ne prokurori mund te jete evidentuar dhe nga kamerat e sigurise. Nga ana tjeter shishja dhe letra I kaluan laboratorit shkencor per ekspertize ku u krye edhe krahasimi i kaligrafise se letres se derguar ne vitin 2009 me letren kercenuese te gjetur mesnaten e djeshme. Pas mesazhit kercenues policia ka shtuar masat e sigurise prane institucionit dhe prokuroreve te permendur ne leter deri ne sqarimin e plote te ketij akti.