E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgim te perjetshem vrasesi te trefishte

Shtate vjet me pare ekzekutoi dy biznemene dhe nje djal te ri

Me burgim te perjetshem eshte denuar nje vrases i trefishte. Gjykata e Durresit ka denuar me burgim te perjetshem Arjan Celaj i cili akuzohet per vrasjen e tre personave Luan Curri Ani Curri dhe Edmond Shemsi. Seancen e djeshme u dha vendimi dhe Celaj u shpall fajtorper veprat penale te vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese dhe armembajtje. pa leje. Ne bashkim te dy denimeve Arjan Celaj u denua me burgim te perjetshem.

Me 27 janar te vitit 2010 ne nje pike bastesh u ekzekutua pronari i dyqanit Luan Curri nipi i tij Andi Curri dhe nje inxhinier ndertimesh i quajtur Edmond Shemsi i cili ishte dhe pronar i nje kompanie ndertimi qe operonte ne qytetin e Durresit. Autori i kesaj ngjarjeje duke perfituar nga erresira eshte larguar menjehere nga vendi i krimit me nje motor te vogel. Pronari i pikes se basteve Luan Curri ishte denuar ne vitin 2004 per nje perdhunim dhe policia u perqendrua fillimisht ne kete piste. Por duke qene se edhe inxhinieri Edmond Shemsi kishte pasur perplasje gjate ushtrimit te aktivitetit si ndertues atehere pista hetimore per kete ceshtje u rikualifikua. Disa dite pas ngjarjes policia arriti ne konkluzionin se Luan Curri kishte nisur pune pak kohe para se te vritej si shofer i inxhinierit te ndertimit. Atekohe per kete ngjarjepolicia e Durresit beri hetime edhe ne qytetin e Vlores.Pak kohe me vone u arrestua vlonjati Arjan Celaj te cilin prokuroria e akuzon per vrasjen e trefishte ndersa kjo ceshtje eshte ende duke u gjykuar. Celaj ka mohuar nga ana e tij cdo mundesi te kryerjes se ketij krimi. Alibia e perdorur prej tij eshte se diten e vrasjes ai nuk ndodhej fare ne qytet. Burime policore thane pas vrasjes se Celaj mund ta kishte kryer vrasjen per llogari te personave te trete por kjo ngjarje pritet te zbardhet plotesisht gjate procesit gjyqesor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›