Berisha: Ta shndërrojmë vendin në kopshtin më të bukur të Evropës
Kryeministri Berisha ka qene gjate dites se sotme i pranishem ne panairin e Petreles per prodhimet vendase, ku ka mbajtur edhe nje fjale. Si zakonisht, Berisha eshte shprehur per mbjelljen e arroreve dhe frutoreve, duke thene se me kete synon qe Shqiperia te kthehet ne kopeshtin me te bukur ne Europe.
Do të bëjmë gjithçka për të rritur prodhimet tonë të mrekullueshme. Unë u garantoj se nuk ka as kërkund prodhime më të shijshme se prodhimet e kësaj toke. Nuk gjinden kund ullinj si Tirana, Mallakastra, Elbasani ndaj dhe ne e kemi tregun e garantuar. Jemi vend i shkëlqye për frutikulturën. Vetëm 21% të sipërfaqes e kemi ara por kemi 80% që deri në lartësinë 800 metra mund ta shndërrojmë në kopshtin më të bukur të Evropës. Të vendosim të 200% fushojmë rrënjët e drurëve frutor. Aty ku ka një arrë le të mbjellim dhe një shegë. Në çdo gardh le të mbjellim hardhi. Dhe do të shohim si do të rritet të ardhurat tonë të ardhurat tuaja se të ardhurat tuaja janë të ardhurat e të gjithë vendit, u shpreh Berisha.
Në fund të fjalës Berisha ka sulmuar edhe opoziten dhe kreun e saj, Edi Rama, gje qe tashme e ka kthyer si zakon ne çdo fjalim te tij.
Rama ka urrejtje arkaike të pasurish. Në qoftë se rrit taksat siç thua për të shkatërruar qindra mijëra vende pune nuk bën gjë tjetër veçse thellon varfërinë. Merru me kujtimet e tua ajo kohë nuk kthehet më, ka deklaruar Berisha