E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antibiotikët? Kujdes përdorimin tek fëmijët!

Çfarë po ndodh? Çdo herë që përdorim një antibiotic për të luftuar një infeksion, disa baktere arrijnë të mbijetojnë dhe shumohen duke u bërë më të fortë me kalimin e kohës. Herën tjetër do ta sulmojnë organizmin tonë dhe do të kenë një rezistencë më të fortë ndaj antibiotikut që i afrohet, i cili do të jetë më pak i efektshëm, për të mos thënë që do të jetë i paefektshëm.Zgjidhja? Kërkuesit po mundohen që të gjejnë lloje të reja antibiotikësh të cilët mund t’i sulmojnë këto superbaktere, por, ndërkaq mamatë duhet që të ndjekin rregullat e arta për të mbrojtur fëmijët nga nevoja e të marrit antibiotikë gjithmonë e më të fuqishëm për të shëruar infeksionet, madje edhe ata më banalët.

3 rregullat që duhen ndjekur gjithmonë1. Mos përdor antibiotikë në rastet e infeksioneve të shkaktuar nga viruset, si ftohja.2. Mos përdor sasi më të vogla se ato të këshilluara nga mjeku3. Mos e ndërprit kurën para shërimit të plotë apo para periudhës së përshkruar nga mjeku

E vërteta dhe gënjeshtra

Nuk është e vërtetë se antibiotikët e ulin temperaturën. Nuk kanë një efekt veçanërisht kundër temperaturës (si paracetamoli) por shkatërrojnë bakteret, të cilat, duke shkaktuar infeksionin, janë edhe përgjegjëse për rritjen e temperaturës së trupit.

Është e vërtetë se është më mirë që t’u japësh fëmijëve një antibiotic me “spektër të caktuar”. Po, sepse nënkupton që është krijuar për të luftuar bakterin përkatës. Duke zgjedhur një antibiotik me spektër të caktuar ke më pak mundësi të ulësh florën bakteriale të zorrëve (të përbërë nga mikroorganizma, edhe baktere, të nevojshme dhe që kanë një funksion mbrojtës) dhe ul rrezikun që bakteret të bëhen rezistente.

Është e vërtetë që gjatë një kure me antibiotikë duhet të marrësh produkte të qumështit. Gati të gjithë antibiotikët tentojnë të shkatërrojnë edhe bakteret e nevojshme, që janë pjesë e florës bakteriale të zorrëve dhe që mbrojnë mukozën e zorrëve. Mendohet (në të vërtetë nuk është plotësisht e sigurt) se produktet e qumështit (si kosi ose produkte të tjera) ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të florës bakteriale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›