Antidoping, shtohen dyshimet

24/03/2005 Pas refuzimit nga Gatuzo e Pankaro, zbulohen raste të tjera të braktisjes së testeve
Jo vetëm Gatuzo e Pankaro, por edhe shumë lojtarë të tjerë, midis të cilëve edhe Klarens Sedorf, kanë refuzuar të kryejnë testet e ndërthurura anti-doping. Sedorf ka refuzuar pas ndeshjes kundër Atalantës, disa javë më parë, gjë që e ka deklaruar vetë mesfushori hollandez: “Nuk bëhet fjalë për një refuzim, sepse ne futbollistët kemi të drejtën për të mos marrë pjesë në një kontroll. Kisha lënë një kampion urine mëse të mjaftueshëm për kontrollin anti-doping dhe nuk më dukej rasti për të dhënë edhe gjak”, deklaroi ditën e djeshme Sedorf për mediat italiane, duke shtuar: “E përsëris, për sa kohë testet e ndërthurur nuk janë të detyruara, kemi të drejtë të refuzojmë. Për medimin tim, më e rëndë është nxjerrja e emrave që nuk kanë pranuar t’i nënshtrohen kontrollit, sepse ligji është i qartë dhe thotë që duhet respektuar intimiteti”. Në 130 kontrolle të kryera në Serinë A nga 23 janari deri më sot, janë regjistruar 10 raste refuzimi, nga të cilët 3 ose 4 janë të lojtarëve të Milanit, ndërsa nuk dihen emrat e të tjerëve. Kontrolli i gjakut, në përdorim që prej këtij viti në Itali, shërben për të zbuluar përdorimin e EPO-s dhe substanca të tjera, por jo për substanca të tjera si GH, hormoni i rritjes. Siç dihet, rregullorja parashikon të drejtën, nga ana e lojtarit, për të refuzuar një kontroll të tillë, duke qenë se të njëjtat rezultate mund të arrihen edhe nga kontrolli në urinë. Sipas rregullores, kush refuzon testin e gjakut, kalon automatikisht në atë të urinës, siç ndodhi me Pankaron e Gatuzon, ndaj nuk ka hapësirë për thyerje rregullash. Por problemi është se kontrolli i gjakut është në gjendje të zbulojë EPO-n edhe shumë kohë pas përdorimit, ndërsa kontrolli i urinës vlen vetëm për 4-5 ditët e fundit para testit, ndaj ndërthurja e testeve është gjykuar si më e drejta. Kontrolli i gjakut i kryer disa ditë më vonë, si në rastin e Gatuzos, vlen pak, pasi efekti i EPO-s mund të zhduket duke përdorur disa substanca të tjera, ndaj kanë lindur gjithë polemikat e ditëve të fundit. Me pak fjalë, është e rëndësishme që të kryhen kontrolle të ndërthurura, por ligji i sportit duhet të jetë më i qartë dhe i prerë, për të mos u lënë hapësirë keqkuptimeve, dyshimeve, apo në rastin më të keq, mashtruesve.