Në një "statujë" të gjallë postkomuniste
24/03/2005 Enisa Cenaliaj
Në kuadrin e projektit "1/60, insurgent space", artistja Enisa Cenaliaj do të realizojë sot performancën e saj, në ambientet ish-kombinatit të tekstileve, duke hipur mbi bazamentin ku dikur ndodhej busti i Stalinit, si një "statujë" e gjallë, e veshur si punëtore, një mënyrë për të vënë në lojë statujat dhe bustet, instrumentet e preferuar të diktaturave për të treguar pushtetin dhe forcën e tyre
Dikur, në hyrje të ish-kombinatit të tekstileve "Stalin", ndodhej edhe statuja e diktatorit, me emrin e të cilit ishte pagëzuar kjo qendër e madhe e përpunimit të tekstileve. Kanë kaluar rreth 14 vjet nga dita kur ky bust u hoq me neveri nga qytetarët kombinatas, ku së bashku me të u rrëzuan jo vetëm statujat, por edhe të gjithë kultet dhe i tërë sistemi diktatorial. Por, ende në mendjen dhe kujtesën tonë, herë pas here vijnë fragmente të realitetit të dhimbshëm e të dhunshëm, që kaloi vendi për rreth 50 vite rresht. Për vite e vite me radhë, punëtorët e kombinatit (në pjesën dërrmuese vajza e gra), në hyrje dhe në daljen nga puna ishin të detyruar të "nderonin" statujën e diktatorit, i cili, i vendosur aty në "lartësi", mëshironte pushtetin, forcën, "diktaturën e proletariatit" që, në fakt, ishte vetëm pushteti i tyre i dhunshëm personal. Sot, artistja Enisa Cenaliaj, në ambientet e ish-kombinatit, do të realizojë performancën e saj, pikërisht mbi bazamentin ku dikur ndodhej statuja e diktatorit Stalin, në kuadrin e projektit "1/60 insurgent space", ideuar dhe kuruar në një pjesë të madhe të performancave nga artisti dhe kuratori italian Stefano Romano. Cenaliaj do të hipë mbi bazament dhe do të "zëvendësojë" statujën, por këtë herë me pamjen e punëtores, një vënie në lojë e një prej formave të artit më të parapëlqyera të diktatorëve, statujat dhe bustet, një instrument, i cili manifestonte forcën dhe pushtetin e tyre absolut. Natyrisht që "statuja" e gjallë, nën petkun e punëtores, do të kompletohet në aspektin vizual edhe nga dy parulla, të cilat do të varen në fasadën e godinës qendrore, ku do të shkruhet: "Mirësevini të dashur punëtorë" (ose e thënë ndryshe, mirësevini të dashur skllevër). Tema e periudhës së diktaturës ka zënë një vend të rëndësishëm në performancat e ekzekutuara deri tani nga artistët pjesëmarrës. Vetëm pak kohë më parë, Heldi Pema, në një seri aktivitetesh që u zhvilluan në Qytetin Studenti, përdori parullat, një tjetër formë e preferuar e sistemeve diktatoriale, për të shprehur konceptin e tij mbi artin, por edhe artisti italian "Tatjana", nëpërmjet një video-instalacioni, prezantoi historikun e kinema "Agimit", nga koha e diktaturës e deri në ditët tona, ku në metaforë jepej të kuptohej fati i institucioneve të artit dhe kulturës në kohën e shoqërive të "lumtura" socialiste. Kuratori Romano ka theksuar për "Metropol", se këto forma "janë strategji, në të cilat artistët favorizojnë një tip të caktuar praktike, ku krijimi i një vepre arti më vete, është e destinuar të rrëshqasë në qetësi dhe vetmi, edhe pse ende e mundshme, por jo dhe e detyrueshme". Kjo për vetë faktin se, në vend të një pune në izolim, individët e përfshirë në projekte të ndryshme, preferojnë të bashkohen për të patur, mbajtur dhe artikuluar procese bashkëpunuese, duke ndërtuar imazhe dhe rrëfime që promovojnë formimin e komuniteteve pilote". Cenaliaj: "Statuja" ime, një klithmë ekzistence
"Eshtë një fakt i pamohueshëm që e gjithë ajo qendër banimi e ka marrë emrin nga kombinati i tekstileve, prandaj edhe në ditët tona quhet kombinat. Për më tej, edhe fasada e ish-kombinatit ka mbetur e pandryshueshme në tërësinë e saj, me disa ndryshime të vogla. Por po të vazhdosh më në thellësi të ndërtesave, gjithçka është e rrënuar e të jep përshtypjen e një fabrike fantazëm. Kjo për vetë faktin se në orët e fillimit apo mbarimit të punës, punëtorët 'zhduken' në hiç, për t'u rikthyer nga hiçi në fund të ditës së punës", shpjegon artistja Cenaliaj, për "Metropol". Një lidhje tjetër që ngacmoi artisten për këtë performancë, është edhe fakti që asaj ende i duket e pakuptimtë se përse këtij kombinati iu dha emri i një të huaji, pavarësisht nga "fama" e tij dhe përse në vend të tij nuk u vendos busti i një punëtori apo punëtoreje, që në thelb ishin gjaku dhe mishi i kombinatit. "Kisha një ndjenjë të brendshme për të lidhur individin dhe bustin, nga i cili kishte marrë emrin kombinati, por edhe të përdorja sloganet e asaj kohe. Kjo, pasi kam bindjen se punëtori i asaj periudhe, në thelb, vazhdon të jetë po ai, por në atë kohë kushtet për të gjithë punëtorët ishin të njëjta. Fatkeqësisht konstaton që kushtet sot janë shumë të këqija. Në këto ambiente, sot ka shumë firma të fuqishme, qendrat e administratës së të cilave janë në qendër të Tiranës. Ndërsa punëtorët, kur bie shi, nuk gjejnë rrugë nga të kalojnë, për të mos folur për kushtet e brendshme...". Në lidhje me sloganin: "Mirësevini të dashur punëtorë", Cenaliaj ironizon pronarët e sotëm, të cilët nuk beson "se gëzojnë kur u shkojnë punëtorët në punë", pra, edhe vendosja e saj mbi bazamentin ku ka qenë statuja e Stalinit, synon që në vend të diktatorëve të vijë ai që e meriton të jetë në piedistal, ai që kontribuon më shumë në zhvillimin e çdo shoqërie, punëtori. "Vendosja e punëtorit në piedistal, nuk ka asnjë lidhje me rolin e statujave në kohën e diktaturave, por i mëshon faktit që kjo klasë shoqërore ekziston dhe, jo vetëm ekziston, por duhet të imponohet të kërkojë të drejta, që, minimalisht i takojnë, një përpjekje për të thënë: O njerëz, ne ekzistojmë dhe meritojmë më shumë".