E Diel, 1 Nëntor 2026

Antidroga prangos shpërndarësin e hashashit

17/12/2008  Arrestimi në rrugën “Bajram Curri”

TIRANE- Përgjatë orëve të pasdites së djeshme nga specialistët kundër drogës u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Eugert Shkëmbi 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse në afërsi të rrugës “Bajram Curri” është kapur në flagrancë me një sasi lëndë narkotike prej 2 gram, lëndë e dyshuar e llojit “canabis sattiva”, të cilën e kishte të fshehur në pjesën e brendshme të portofolit. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, ju gjet sasia prej 100.6 gram me gjithë ambalazh lëndë e dyshuar narkotike e llojit “canabis sativa”. U kryen veprimet procedurale dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasia prej 102.6 gr bimësh kanabis dhe një shumë të hollash prej 2500 lekësh. Aktualisht materialet i kaluan Prokurorisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›