Antigone, denoncohet largimi i 4 mësuesve
GJIROKASTER - Kreu i Komunës së Antigonesë në Gjirokastër, Ylli Muho, ka denoncuar përjashtimin nga puna të katër arsimtarëve me përvojë në fshatin “Asim Zeneli”. Në një letër të hapur drejtuar ish-ministrit të Arsimit, Fatos Beja, dhe të sapodekretuarit Myqerrem Tafaj, Muho i ka quajtur të motivuara politikisht këto lëvizje. “Denoncoj publikisht këtë lëvizje, e cila ka në themel dëbimin e arsimtarëve, të cilët kanë bindje të majta por që kurrsesi nuk i kanë demonstruar këto bindje gjatë procesit mësimor”, u shpreh ai. Një prej të larguarve është dhe gruaja e kreut të Këshillit Komuna,l Nasuhi Guma, njëkohësisht kryetar i PS së komunës. Kryekomunari vazhdon akuzat, duke u shprehur se janë hequr mësues me dhjetëra vite pune, ndërsa është vendosur drejtor i shkollës 9-vjeçare një person që ka vetëm dëftesën e 8-vjeçares, por militant i PD-së. p.n