E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, në grevë mësuesi i pushuar nga puna

 

BERAT - E largojnë nga shkolla, mësuesi 58-vjeçar paralajmëron grevën e urisë. Safet Çarçani i titulluar mësues në vitin 1971 në shkollën e mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër u shpreh dje se i është shkurtuar vendi punës e për pasojë ka dalë në asistencë. Ai jepte mësim në shkollën 9-vjeçare në fshatin Rërëz komuna Kutali. Mësuesi me eksperiencë prej 30 vitesh në arsim u shpreh se ka kaluar dy herë infarkt, por megjithë shqetësimet në zemër, në shenjë protestë ai kishte vendosur të mos i merrte më ilaçet e dhëna nga mjeku. “Unë nuk kam forcë tjetër përveç këtij vendimi ekstrem, pra të mos pi ilaçet e zemrës. Të premten unë do ta nis grevën në ambientet e shkollës, ku jepja mësim, në fshatin Rërëz. Atje kam edhe mbështetjen e nxënësve të mi”, u shpreh mësuesi Çarçani. Sipas tij, është lajmëruar një ditë para se të fillonte mësimi për vendimin e largimit.                                                              d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›