E Diel, 1 Nëntor 2026

Antikanabis, asgjësohet parcela në mes të pyllit

Durrës- Në kuadër të aksioneve antikanabis, policia e Durrësit ka evidentuar një parcelë të mbjellë me hashash në një fshat të këtij rrethi. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se parcela me bimë narkotike të tipit kanabis sativa është ‘zbuluar’ në fshatin Mafsheq, të komunës Cudhi Krujë.

“Ajo ka qenë në mes të një pylli dhe rrënjët e mbjella janë shkulur dhe më pas asgjësuar. Ndërkohë që disa prej tyre, janë marrë për t’u analizuar në laboratorin e policisë”- thanë të njëjtat burime.

Meqenëse, parcela ka qenë në mes të pyllit, policia e ka pasur të vështirë të bëjë identifikimin e kultivuesit. Aktualisht bëhet e ditur se ekspertët janë duke hetuar për identifikimin e kultivuesit të bimës narkotike.

Materialet për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›