Një shtëpi shitet në eBay për 155 lek të reja
Me një ofertë fantastike prej vetëm 1.75$ (të cilat me kursin e sotëm valuator në shqipëri janë 155 lek të reja), një grua nga Çikago ka fituar një ankand për një shtëpi të braktisur në Saginaw, një qytet në shtetin amerikan të Miçiganit. Qytetiështë themeluar në fillimet e shekullit të XIX, njohu shumë shpejt një zhvillimtë menjëhershëm industrial kjo dhe për shkak të mineraleve që gjendeshin në afërsi të tij si karboni dhe nafta, më pas, me krizën e e industrisë automobilistike, filloi rënia ekonomike dhe demografike e qytetit.
Joanne Smith, 30 vjeçare ishte në krye të listës ndër radhët e ofruesve, gjatë një ankandi në eBay. Oferta e saj ishte një nga tetë ofertat që pati për shtëpinë.
"Do përpiqem ta shes atë”- ka thënë ajo për një të përditshme në Saginaw. “Nuk kam plane për të shkuar të jetuar në Saginaw.”
Ajo shtoi se nuk e kishte parë pronën dhe nuk e kishte vizituar Saginawn, vend i cili kishte pësuar goditje të mëdha nga shqetësimet ekonomike të viteve të fundit.
Tashmë asaj i duhet të paguajë taksat vjetore për pronën, të cilat shkojnë rreth 850$..